Një ngjarje e tillë nuk është parë tillë, kurrë në historinë e qytetit, është shprehur kështu një nga dëshmitarët okular të zjarrit të mbrëmshëm.
“Mbrëmë kemi parë një tragjedi të cilën nuk e kemi parë që 40 vite në këtë lagje. Jetoj këtu afër t’ju them të drejtën jam pa gjumë, sikurse e dhe ju, me siguri gjithë natën keni bërë hulumtime. Kjo si ngjarje që kam parë unë, ka ndodhur diku ora 21:04 ose 21:05 minuta, në këtë moment dikush është lajmëruar, ka njoftuar organet kompetente, zjarrfikësit, policinë. Në ora 21:10 minuta kam qenë këtu afër diku, zjarrfikësit ishin në vendngjarje, aq sa kanë mundur ata ta bëjnë punën e vete… Kemi ndihmuar familjarët me ujë me diçka, u munduam që të ndihmojmë të shpëtojmë, por ata që kanë shpëtuar nga brenda kanë ndihmuar veten, kanë pas fuqi dhe kanë dalë, sepse e dimë që kanë qenë në terapi intensive”, u shpreh një dëshmitar okularë.
Ndërkohë një tjetër dëshmitarë hedh dyshime se mos vallë zjarri ka qenë i qëllimshëm, duke pas parasysh se kohë më parë persona të panjohur tentuan ti dëmtojnë gypat e oksigjenit.
“Jam jashtëzakonisht i shqetësuar, kjo nuk përshkruhet me fjalë, mendoj mos është e qëllimshme. Në rast se është e qëllimshme, nuk është e njerëzishme… Se njëherë gypat i prenë për aspiratorët, e tash kjo e dyta…”, u shpreh një tjetër dëshmitarë.
Dëshmitarët të tjerë shprehen se ka pasur britma të mëdha njerëzish, ndërkaq shtojnë se flakët kanë shpërthyer shumë shpejtë. Qytetarët thonë se në vendin e ngjarjes për rreth 10 minuta kanë qenë prezent edhe zjarrfikësit, por fatkeqësisht zjarri ka shkrumbuar godinën për shumë pak kohë.
“Jam shumë i tronditur! Nuk e di deri ku do të shkojë, ky shtet si do të funksionojë kështu. Më vjen keq për njerëzit që jetojnë këtu. Unë jam mysafir jam këtu në pushim. Më vjen keq për njerëzit që jetojnë këtu. Kjo është skandal!”, thotë një mërgimtar nga Tetova.
“Isha brenda në oborr. Dëgjuam disa britma njerëzish, çfarë ishte…Nuk i dhashë rëndësi, thash fëmijët janë. Kur pas 10 minutave dëgjova se është djegur spitali. Zjarr i madh. Britma të mëdha kanë qenë, tragjedi. Pas 10 minutave a kishte vetura të zjarrfikësve? Po po kishte”, thotë një qytetarë i Tetovës.
“Me sy kur erdha unë vetëm flakën e pashë, tymin. Prej nga ura poshtë e pash tymin. Dmth shumë tym, shunë lartë, dmth edhe era vinte deri poshtë. 30 metra lartë zjarri. Katastrofë ka qenë, ulërime e madhe pikëllim e madhe”, tha një dëshmitar.
Lajmi kryesor: