Vrasja e 2 vajzave 19 vite më parë, policia në Report Tv merr videon që u dha në 'Pa Gjurmë'! Personi i tretë i përfshirë njoftoi uniformat blu që në vitin 2005

Fati i Nertila Osmanit dhe Sonila Kryeziut, që u zhdukën në të njëjtën datë mbrëmjen e 11 marsit të vitit 2004 mund të zbardhet së shpejti falë një dëshmie shumë të fortë që dha në ‘Pa Gjurmë’ dje një dëshmitare shumë e rëndësishme. Pas transmetimit të dëshmisë ekskluzive në “Pa Gjurmë” në Report Tv se 2 vajzat e zhdukura nga Tirana në vitin 2004, janë vrarë dhe janë groposur në Divjakë, Policia e Tiranës ka mbërritur në Report Tv pas dëshmisë së të resë për shoqet e saj të vrara për të marrë provat e emisionit Pa Gjurmë. 

Ditën e sotme është transmetuar një tjetër dëshmi nga nipi i Armand Naçit ‘Serpentes’, personit që dyshohet se groposi trupat e 2 shoqeve, duke thënë se xhaxhai i tij s’ka lidhje me ngjarjen dhe flet për një emër të tretë që është arrestuar në vitin 2005 për lëndë narkotike. Nga burimet, ’Pa Gjurmë’ zbuloi se ky person është Artan Begaj, i arrestuar korrikun e vitit 2005 me gjysëm kg heroinë. Policia e la në të njëjtën qeli me Arben Lazen, autorin e vrasjes së Arben Hoxhës që dyshohet se ekzekutoi Nertila Osmanin dhe Sonila Kryeziun, duke i vënë të dy në përgjim.

Në këtë përgjim, Begaj i ka thënë Lazes se Ben Hoxha i ka vrarë dy shoqet e Tiranës dhe se ai është njoftuar nga vetë Beni, por se groposjen e dy trupave në dunat e Divjakës e ka bërë ’Serpentja’. Pas ngjarjes, Begaj ishte takuar me Arben Hoxhën dhe ‘Serpenten’ të cilët i kishin treguar ku i kishin groposur 2 shoqet. Në atë kohë ai kërkoi të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë duke çuar policinë në dunat e Divjakës ku pas gërmimeve nuk u gjetën eshtra. Pas 19 viteve, e njëjta dëshmi që u dha në një qeli burgu vjen nga një tjetër dëshmitare në emisionin ’Pa Gjurmë’, por kësaj here duke iu referuar ’Serpentes’, personi që dyshohet se ka groposur dy vajzat.

Dëshmia e një gruaje që emisioni “Pa Gjurmë” i ruan identitetin solli tronditje të madhe tek familjarë të dy vajzave të humbura, që kërkonin të zbulonin fatin e tyre përmes emisionit “Pa Gjurmë”.

Vajza e Nertila Osmanit dhe Arben Hoxhës foli sot në emisionin ‘Pa gjurmë’ duke thënë se po festonte 20-vjetorin kur mësoi deklaratën bombë. Ajo u shpreh se priste lajme të mira por nga dëshmia zbuloi se babai mund t’i ketë vrarë nënën. Teksa kërkoi që institucionet të zbardhin ngjarjen, u shpreh se s’duhet të ndërhyjë halla e saj, Enkeleida Hoxha, e cila në një mesazh drejtuar emisionit ‘Pa gjurmë’ e cilësonte ngjarjen si inskenim të ndyrë. Por sipas vajzës, Dajana Osmanit, halla po përpiqet të ruajë figurën e Arben Hoxhës por asaj i intereson të gjejë nënën.

Pas dëshmive të forta, policia e Lushnjes u vu në lëvizje menjëherë dhe mori videon e denoncimit dhe dëshminë e gazetarit të emisionit, Freard Rista. Ndërkohë, zona është ende e parrethuar pasi policia po pret autorizim nga prokuroria, por edhe nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura, pasi koordinatat e pretenduara janë brenda territorit të parkut Kombëtar të Divjakës. Prokuroria pritet të kërkojë dhe materialin ekskluziv që u transmetua nga emisioni 'Pa Gjurmë' në Report TV.

Efektivë të forcave blu shkuan mbrëmjen e së enjtes në vendin ku sipas dëshmisë së një zonje, janë groposur dy shoqet Nertila Osmani dhe Sonila Kryeziu të zhdukura mbrëmjen e 11 marsit të vitit 2004. Gjatë deklarimit në polici, gazetari i emisionit nuk zbuloi emrin e dëshmitares, e cila nga sa ka kontaktuar me avokatin e emisionit “Pa Gjurmë” do të flasë për policinë vetëm nëse merr garanci për jetën dhe bëhet dëshmitare e mbrojtur.

Arben Hoxha i bandës së Lushnjes që mbante nofkën ’Ben Komisari’ bashkëjetonte në zonën e Laprakës me Nertila Osmanin, me të cilin në vitin 203 solli në jetë dhe një vajzë. Ditën kur Nertila humbi, bashkëjetuesi i saj i tregoi se do nisej për në Gjermani dhe pas debatit mes tyre vajza u takua me shoqen e saj Sonila Kryeziu. Siç motra e saj dëshmoi në pa Gjurmë, edhe Sonila ishte larguar nga banesa pasi një djalë me emrin Dani nga Durrësi e kishte telefonuar mbrëmjen e 11 marsit të vitit 2004.

 

Emisioni i plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:26
Motra e Sonila Kryeziut: Duam të dimë ku i ka eshtrat! Mami është e shokuar, prej ditës së djeshme është mbyllur në dhomë dhe qan

 

Motra e Sonila Kryeziut ka folur në emisionin ‘Pa gjurmë’ duke kërkuar që institucionet përgjegjëse të vihen në lëvizje për të gjetur trupin që e kërkojnë prej 19 vitesh. Sipas saj, nëna është tronditur nga dëshmia e transmetuar një ditë më parë në Report Tv ku thuhej se Arben Hoxha dyshohet se e ka vrarë bashkë me shoqen Nertila Osmani.

“Nëna është e shokuar, më mirë që nuk e mora. Mami është shumë keq që mbrëmë deri sot është vetëm duke qarë. Të paktën të dimë ku ka eshtrat, të dimë ku ta qajmë. Institucionet ta gjejnë urgjent”, tha motra e Kryeziut.

Ora 16:55
Vajza e Nertila Osmanit flet në emisionin ‘Pa gjurmë’: Dëshmia ishte si bombë! Zbulova se babai mund të jetë vrasës i nënës time

 

Vajza e Nertila Osmanit dhe Arben Hoxhës, Dajana Osmani, 20 vjecare ka folur në lidhje live për emisionin ‘Pa gjurmë’ në Report Tv për të treguar se si u ndje kur dëgjoi dëshmitaren kur tha se i ati dyshohet që t’i ketë vrarë nënën dhe shoqen e saj.

“Për mua ishte si bombë. Dje kisha 20-vjetorin dhe prisja lajme të mira për mamin dhe papritur marr vesh se babai im mund të jetë vrasësi i nënës sime. Ne jetonim me shpresë dhe ajo shpresë na mbante gjallë. I drejtohem institucioneve të vënë dorën në zemër dhe të zbardhin ngjarjen.

Për zonjën Enkeleda, ndoshta asaj i intereson më shumë figura e të vëllait por mua më intereson më shumë gjetja e nënës sime dhe ajo nuk ka pse ndërhyn fare. Nëse babai im e ka bërë këtë gjë, nuk e di... nuk kam fjalë ta përshkruaj, duhet të jesh në këpucët e mia. Nga momenti i djeshëm, cdo gjë është kot. Faleminderit për çdo gjë që po bëni. Ju falënderoj, nuk kam fjalë”, tha vajza e Nertila Osmanit.

Ora 16:54
Motra e Arben Hoxhës dërgon mesazh në emisionin 'Pa gjurmë': Kushdo që merret me këtë inskenim të ndyrë do të përgjigjet para drejtësisë

 

Motra e Arben Hoxhës, Enkeleida Hoxha ka dërguar një mesazh në emisionin ‘Pa Gjurmë’ pasi një dëshmitare tha se vëllai i saj mund të ketë vrarë 2 shoqet Nertila Osmani dhe Sonila Kryeziu 19 vite më parë.

Hoxha e cilëson insekim ndërsa shprehet se kushdo që bën deklarata të këtij lloji do të përgjigjet para organeve të drejtësisë. Pasi lexoi mesazhin, moderatorja e emisionit, Odeta Dume sqaroi se janë të gatshëm për bashkëpunim me policinë në mënyrë që të zbardhet ngjarja së më shpejt.

“Jam Enkeleida Hoxha, me profesion Notere (24 vjet), motra e të ndjerit Arben Hoxha. Gjithashtu, motra tjetër e të ndjerit është Valentina Hoxha (Zace), ish Dekane, Anëtare Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Pedagoge e Avokate, me 40 vjet karrierë në fushën e drejtësisë. Na njoftuan qe keni dhënë një emision për Arbenin sot, nuk e di mbi çfarë faktesh jeni bazuar?! E vërteta nuk është kurresesi ajo që thoni ju nëpërmjet emisionit tuaj!! Nuk e di kush e inicioj këtë ngjarje dhe interesat e kujt jeni duke mbrojtur!! Do t'ju lutesha të mos nëpërkëmbni figurën e të ndjerit i cili ka 19 vjet që nuk jeton më!! Të garantoj që cdo njeri që është marr me këtë inskenim të ndyrë do të përgjigjet para organeve të drejtësisë!! Uroj të reflektoni sa me shpejt dhe të na lini të qetë në dhimbjen tonë!!” – ishte mesazhi i Enkeleida Hoxhës.

Ora 16:38
Del emri/ Ja kush është personi i tretë që shoqëroi 'Sepenten' kur dyshohet se groposi 2 shoqet në dunat e plazhit të Divjakës

1678462983_Screenshot2.jpg

Artan Begaj, i cili u arrestua me një sasi lënde narkotike është personi i tretë që ka qenë bashkë me ‘Serpenten’ që dyshohet se ka groposur trupat e 2 shoqeve në dunat e plazhit të Divjakës pasi u vranë nga Arben Hoxha.

Ora 16:22
Detaje për 2 shoqet e groposura në Divjakë, nipi i ‘Serpentes’ telefon 'Pa Gjurmë': Xhaxhai im ishte shok i ngushtë me Ben Hoxhën! I fajësoi një person i tretë për të shpëtuar veten

 

Nipi i Sepentes (Armand Naçit) ka zbuluar për emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv se policia ka qenë në dijeni që prej vitit 2005 për groposjen e 2 shoqeve nga Arben Hoxha në dunat e Divjakës. Ai ka dhënë detaje të reja për një person të tretë që donte të shpëtonte veten duke zbuluar detaje për 2 shoqet. Sipas të dhënave që ka siguruar emisioni 'Pa gjurmë', personi i tretë është identifikuar si Artan Begaj.

Nipi i Sepentes: Është arrestuar një person në 2005 me lëndë narkotike dhe ky personi ka thënë që: “Di që janë dy vajza të groposura në Divjakë”. Na ka ardhur policia pasi, ky ka thënë këtë deklaratën. Kanë ardhur në 2005-2006. 20 makina e kanë shoqëruar dhe e kanë verifikuar që nuk ka lidhje personi me këtë ngjarje, xhaxhai im Serpentja. Keni përmendur dy familje, që pa u gjet kufoma, pa u gjet asnjë gjë del aty vrasja e dy personave.

Odeta Dume: Meqënëse ti je nipi i Serpentes, Sepentja çfarë lidhje ka patur me Arben Hoxhën?

Nipi i Sepentes: Serpentja ka qenë shok i ngushtë.

Odeta Dume: Shok i ngushtë me Arbenin?

Nipi i Sepentes: Po…

Odeta Dume: Se aty përmendet që ka qenë edhe një person i tretë që nuk dihet emri, për kë bëhet fjalë?

Nipi i Sepentes: Ky, për të shpëtuar veten se ishte policia tha do jap një informacion që në Divjakë janë dy vajza të varrosura që i ka varrosur Serpentja, pasi Ben Hoxha ishte vrarë, Arben Hoxha. Ke të drejtë të bësh emisionin tënd, të hulumtosh, ta ngresh Divjakën në këmbë dhe nëqoftëse janë aty le t’i çojnë nga varri t’i fusin në burg.

Odeta Dume: Mua më intereson të di emrin e këtij personi të tretë, ky person që e paska dhënë këtë dëshmi në 2005 në polici.

Nipi i Sepentes: Po në 2005 është arrestuar me gjysëm kg heroinë.

Ora 16:20
Report Tv në dunat e Divjakës ku dyshohet se janë groposur 2 shoqet 19 vite më parë! Zona e parrethuar, policia po pret prokurorinë për të ndërhyrë

 

Një dëshmitare dha dje detaje në emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv për fatin e 2 shoqeve Sonila Kryeziu dhe Nertila Osmanit, të cilat sipas saj janë ekzektuuar 19 vite më parë nga bashkëshorti i Osmanit, Arben Hoxha.

Gazetari i emisionit ‘Pa gjurmë’ Freard Rista ka mbërritur pranë vendit të ngjarjes ku dyshohet se janë groposur 2 trupat, te fundi i kabinave në dunat e plazhit të Divjakës.

Godinat e parat janë një katëshe të restauruara ndërsa më pas janë të vjetra. Terreni është pak i vështirë. Ndërkohë Komisariati i Policisë së Divjakës po pret prokurorinë për të bërë rrethimin dhe më pas për të ndërhyrë me mjete të posaçme për të zbuluar nëse 2 trupat janë varrosur aty apo jo.

Ora 15:14
Dëshmia për dy shoqet e vrara, policia e Tiranës mbërrin në Report TV merr provat në 'Pa Gjurmë'

1678457738_1678379550finalprojekt.00012201.Still018.jpg

Policia e Tiranës ka mbërritur në Report Tv pas dëshmisë për dy shoqet e vrara Nertila Osmanit dhe Sonila Kryeziut për të marrë provat.  

Dëshmitarja në ‘Pa Gjurmë’ denoncoi dje vrasjen e Sonila Kryeziut e Nertila Osmanit nga Arben Hoxha

Ora 14:13
Fati i 2 shoqeve që u zhdukën 19 vite më parë, sot në ‘Pa Gjurmë’ dëshmi të reja! Kush është bashkëpunëtori i tretë i këtij krimi makabër?

 

Pas dëshmisë së një dite më parë në ‘Pa Gjurmë’ të tjera dëshmi ekskluzive hedhin dritë për vrasjen e dy shoqeve nga Tirana Nertila Osmani dhe Sonila kryeziu.  Zbardhet ngjarja 11 marsit të 2004, kush është bashkëpunëtori i tretë i këtij krimi makabër. Na ndiqni live sot ora 16:00 në Report TV me moderatore Odeta Dume.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran shehu: 11/03/2023 12:10

    Po si ja kan len motrat gjall kti zgjepsit kti duet ja zhdukesh dhe mbiemrin kti lyre

    Përgjigju
  • Iris: 11/03/2023 01:57

    Ky eshte nje rast per te perdorur aparatura speciale,ose satelitet e famshem.Nuk gjendet zgjidhje duke hapur gropa ketu,e hendeqe aty me metoda mesjetare,nje bashkepunim me arkeologet dhe ekspertet e tokave e gjeologet eshte i rekomandueshem.

    Përgjigju
  • Nje lushnjar: 10/03/2023 20:42

    Keto motrat e benit te komisarit me mir mos te flasin sepse te vllan e njohin gjith lushnjaret

    Përgjigju
  • Meri: 10/03/2023 19:53

    Mostra e nji krimineli ,Antare e Keshillit të Lartë të Drejtësisè ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja