Të shtunën në darkë kryeqyteti u trondit nga një ngjarje e rëndë teksa u raportua se një 24 vjeçar ishte hedhur nga kati i gjashtë i një pallati ku jetonte në kushte të rënduara psikologjike. Pak çastë me vonë ngjarja mori përmasa më të mëdha kur u raportua se ky 24-vjeçar ishte portieri i dytë i Partizanit, Aldo Teqja, i cili vetëm një orë më parë kishte marrë pjesë në ndeshjen që ekipi i tij barazoi 1-1 me gola kundër Teutës. Ndeshja filloi në orën 17:00 dhe përfundoi në orën 18:50, ndërsa ngjarja ndodhi rreth orës 19:40.
Nuk vonoi dhe për ngjarjen reagoi fillimisht policia, e cila sipas saj Teqja ishte vetëhedhur nga kati i 6 në kushte të rënduara psikologjike. Pas këtij versioni radha ishte e klubit të Partizanit, që në faqen zyrtare informoi për ngjarjen e rëndë duke e cilësuar një aksident atë që i kishte ndodhur portierit.
Mbi të gjitha lajmi i mirë pas kësaj ishte se Aldo nuk kishte pësuar dëmtime të shumta, por vetëm lëndime në mushkëri, të cilat gjithsesi nuk ishin të vogla. Për fatin e mirë të të afërmëve, por edhe për këdo që e njeh Teqjen, ditën e sotme ai ka qenë i aftë për të komunikuar me njërëzit që e rrethojnë, ndërkohë që arsyeja e vërtetë gjithë kësaj mbetet ende e pazbardhur plotësisht.
Sipas policisë të afërm të Aldos në polici kanë deklaruar se shkaku ishte një problem që portieri ka patur pak çaste para ngjarjes me partneren e tij. Ky version gjen mbështjetje edhe nga burime brenda klubit, të cilat janë kontradiktore me qëndrimin zyrtar, që thanë se ishte aksident.
Për të fshehur të vërtetën apo jo, të afërmit japin edhe një tjetër version. Sipas tyre me të mbërritur në shtëpi pas ndeshjes me Teutën portieri është ngjitur në ballkon për të rregulluar diçka. Në këtë moment dikush i ka rënë në telefon dhe në tentativë për ta hapur sa më shpejt ka rrëshqitur dhe ka rënë nga kati i gjashtë, që falë tendave të pallatit është shmagur përplasja direkte me tokën.
Deri në zbulimin e vërtetë të ngjarjes vlen të theksohet se për Aldon është ngritur në këmbë i gjithë futbolli shqiptar. Drejtues të federatës shkuan menjëherë të vizitojnë djaloshin në spitalin e Traumës, ndërsa aty ishte e pamundur të mos gjejë shokë nga të gjithë skuadrat. Natyrisht jo vetëm nga Partizani, por nga Tirana, Kukësi dhe Skënderbeu. Ai njihet si një person i qetë dhe një i ri me perspektivë, pasi në të kaluarën Aldo ka qenë edhe pjesë e Kombëtares U-21.
Te arrestohet ajo femer rrugace qe detyroi djalin te hidhej nga kati 6 nga ndjeshmeria qe ka si njeri .. ajo rrugace mos te qeshi me hidherimin e madh te djalit qe beri nje veprim extrem .. rrugacja
PërgjigjuMbaje veten, jeta esht e gjate dhe e bukur, per 1 femer nuk ia vlen te vrasesh veten, kush te do vertet nuk te lendon, sherim te shpejte
PërgjigjuKonplet budall
PërgjigjuFredi kok zallishte ke shum te drejt..po mami mire eshte fredo...?
FREDI (KAFSHA);KE TE DREJT
Po pse ore lumemadh ti je goxha djale per nje femer u hodhe te mbyllje jeten
PërgjigjuSherim te shpejte portierit. Jeta vazhdon dhe mendo me sa Halle te Kane rritur prinderit. Per vete dhe per ata behu i forte, shoku jone.
PërgjigjuVk