Portieri i Partizanit ra nga kati i gjashtë i pallatit/ FSHF: Ngjarje aksidentale, është jashtë rrezikut për jetën

Portieri i Partizanit ra nga kati i gjashtë i pallatit/ FSHF: Ngjarje aksidentale, është jashtë rrezikut për jetën

1570303785_aldo.jpg

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas lajmit për rënien nga kati i gjashtë i pallatit të portierit të Klubit të Partizanit. FSHF njofton se Teqja ka pësuar një aksident ndërkohë që tashmë ai është jashtë rrezikut për jetën.

"Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë opinionin publik se po monitoron me shumë kujdes situatën e portierit Aldo Teqja, i cili ka pësuar mbrëmjen e sotme një aksident.

Pas komunikimit me mjekët, familjarët dhe drejtuesit e Klubit Partizanit, duhet t’ju bëjmë më dije se gjëndja ish-portierit të përfaqësueses U-21 është jashtë rrezikut për jetën dhe në monitorim të vazhdueshdueshëm nga mjekët.

Jemi pranë familjes në këtë moment të vështirë dhe dëshirojmë të shprehim gatishmërinë tonë si institucion për të ndihmuar rikuperimin e shpejtë të Aldos", njofton FSHF.


Lajmi kryesor:

Bie nga kati i gjashtë i pallatit portieri i Partizanit, reagojnë Klubi dhe policia


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane