Dështimi i mbledhjes së Reformës Zgjedhore, Babaramo: Grupit të Bardhit s’i njihet e drejta e përfaqësimit! Sulmi ndaj Açkës, i shëmtuar

Komisioni për Reformën Zgjedhore, pas pothuajse dy vitesh, dështoi sërish që të rimblidhet, kjo pasi grupimi i deputetëve të Gazment Bardhit dhe të Sali Berishës, nuk lejuan zhvillimin normal të mbledhjes.

Në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv gazetari Ilir Babaramo, tha se grupimit të Bardhit nuk po i njihet e drejta kushtetuese.

‘Bardhit nuk i njihet e drejta për të pasur përfaqësimin e tyre në kuvend për reformën zgjedhore. Absurdi shkon aty sa një ish-deputete si Grida Duma vazhdon të jetë anëtare e komisionit. Nuk e kuptoj se pse Alibeaj i cili vazhdon të jetë bashkëkryetar gjatë këtyre dy viteve nuk ka thirrur një mbledhje të vetme për reformën zgjedhore. Pra është vështirë të thuash kush e do dhe kush jo. Palët janë të detyruara ta zbatojnë këtë reformë. Pse nuk po e bëjnë mbetet për tu parë. Ligji për ngritjen e komisioneve parlamentar u hartua në një periudhë paqeje ku palët arritën të merreshin vesh me njëra tjetrën. Tani kemi arritur nga një pikë kur gjithçka kontrollohet nga një njeri.’- tha Babaramo.

Sa i takon sulmit ndaj deputetes Flutura Açka në Komisionin e Medias, nga kolegët e saj Flamur Noka dhe Gazment Bardhi, Babaramo tha se ishte i shëmtuar.

‘Pamjet që pamë në Komisionin e Media ishte një skenë e shëmtuar dy burra duke ju hakërryer një gruaje. Nga pikëpamja etike është pa koment. Është një pamje e dënueshme. Kjo që pamë është shkaku apo pasoja. Deputetët e opozitë po kërkojnë të përfaqësohen dhe ngritjen e komisioneve parlamentare. Nuk është vetëm Sali Berisha opozita ka edhe një opozitë që po lind. Ne po shohim se këtu po bien institucionet njëri pas tjetrit. Përjashtimi i deputetëve të çon në askund. Se kuptoj se pse e bën Rama këtë pasi sondazhet e nxjerrin fitues. S’ka pse të marrë këtë kosto.’- tha Babaramo.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave