Dështimi i SEV favorizon
manipulimin e votës në Tiranë

Dështimi i SEV favorizon<br />manipulimin e votës në Tiranë
TIRANE - Tashmë është zyrtare që në këto zgjedhje nuk do përdoret asnjë nga risitë elektronike, që ishte parashikuar në Kodin Zgjedhor as numërimi elektronik në Fier dhe as verifikimi i mjeteve të identifikimit të zgjedhësve.

Përpos faktit që firma INDRA, që u shpall fituese për dy projektet, ka marrë nga dy kontrata e lidhura me KQZ për projektetet e dështuara në që fillim 4.1 milion euro, problemi për dy qarqet më të mëdha do të mbetet ai i rrezikut të manipulimit të votës së qytetarëve.

32 mandatet e Tiranës si dhe 16 mandatet e Fierit, por dhe në gjithë Shqipërinë numërimi dhe verifikmi manual do të jenë në monitorim të vazhdueshëm nga partië, në mënyrë të tillë për të mbrojtur votën që në grupet e numërimit.

Por gjithësesi përgjegjësia e humbjes nga buxheti i shtetit të plotë 4.1 milion eurove, për të cilin qeveria nuk kishte përcaktuar një fond të caktuar duke ia lënë KQZ në dorë gjithçka, bie mbi vetë institucionin administrues të zgjedhjeve. KQZ kishte në dorë që të parandalonte dështimit duke respektuar qoftë afatet kohore të KQZ, por qoftë dhe këkrersat që duhet të kishte shtuar në kontratat për të shmangur problemet dhe mundësinë e ndëhryrjes në sistem.

Gjithësesi ajo që është shqetësim nga Partia Socialiste është pikërisht fakti se në shkelje të plotë të Kodit Zgjedhor për afatat kohore, ajo vijoi sërish që të miratonte kontratat me kompmaninë spanjolle INDRA, e cila në fund të fundit për dëshimet e saj fajësoi KQZ se nuk kishte përfshirë në kontrata kushtet për shmangien e manipulimit.

Shqetësim i PS mbeten tashmë vetëm listat, ku duke iu referuar raportit të auditit, rezultonin se ishin rreth 350 mijë persona pa adresë të saktë të qendrës së votimit dhe rreth 50 mijë personave të dubluar, ç`ka mund të sjellë sipas tyre edhe një votim të dyfishtë.

QENDRIMET E PALEVE
PS për këtë dështim që e konsideroi shpërdorim të fondeve publike, tha se përgjegjësit do të vihen përpara ligjit. “Ajo që KQZ provoi ishte një vonesë dymujore për një, dy apo tri faqe specifikime teknike, e thënë ndryshe, dy muaj për të vonuar dhe për të dështuar procesin dhe sigurisht jo me kokën e tyre. Sot vërtetojmë dyshimin se qeveria në asnjë moment nuk ka dashur të realizohet ky projekt dhe nëpërmjet institucionit vegël, që është KQZ-ja, po i jep goditjen e fundit projektit SEV. Në këtë dështim të orkestruar KQZ është para të gjithëve ligjërisht përgjegjëse për shpërdorimin e fondeve publike dhe cenimin e interesave të ligjshme të shtetit dhe shtetasve me veprime dhe mosveprime që kanë shkaktuar pasojën e paligjshme të mosrealizimit të projektit SEV dhe dëmit ekonomik të shkaktuar”, tha Gjonçaj. Ndërsa përfaqësuesi ligjor i PD, Niazi Kosovrasti pranoi mangësitë e projektit të verifikimit elektronik. “Nuk mund të shkojmë në zgjedhje në këto kushte. Sistemi i verifikimit të kartave ka probleme. Kompania tha se problemet mund të tejkaloheshin. Problemet, KQZ nuk i ka paraqitur zyrtarisht. U realizuan 2 prova për verifikimin elektronik . Provat u rezultuan me probleme, nuk është sabotim”, ka thënë ai.
 
PROJEKTET
Dështimi i projektit SEN kushtoi rreth 1 milion euro. Sipas kontratës së firmosur mes KQZ dhe kompanisë "Indra", në total për numërimin elektronik do të paguheshin rreth, 1.4 milion euro. Ndërkohë që për dështimin e projektit SEV, KQZ i ka paguar kompanisë INDRA 90% të faturës financare, rreth 2.4 milionë euro.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Burri i Ibrahimajt goditi drejtorin e Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Pampuri: Deklarata e Vocajt e rëndë, dëshmi se ligji nuk është i barabartë për të gjithë

Burri i Ibrahimajt goditi drejtorin e Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Pampuri: Deklarata e Vocajt e rëndë, dëshmi se ligji nuk është i barabartë për të gjithë