Dështimi me identifikimin biometrik në 500 qendra, Pelinku: Ishin vetëm 3.7% e qendrave, hetim të thellë problematikës për të mos u përsëritur më

KQZ do të kryejë një hetim në lidhje me problematikat teknike me identifikimin biometrik që u shfaqën me mbi 500 qendra votimi, më 14 maj.

Zëvendës kryetarja e KQZ, Lealba Pelinku në një intervistë për Report Tv, tha se problematika ka pasur në vetëm 3.7% të qendrave të votimit, e shtoi se pas kategorizimit të problematikave ato do të kryejnë një proces ekzaminimi në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten.

‘Paraprakisht nga komunikimet që kemi me operatorët aty ku janë të dokumentuar, pasi janë plotësuar dhe procesverbalet operatori konfirmon se pajisja ka punuar nga fillimi deri në fund. Pjesa e mbetur duke i kategorizuar problematikat, pjesa e mbetur do i nënshtrohet një ekzaminimi nga ana e një grupi pune të përbërë nga KQZ. Problematikat ka pasur u pa! Por të dhënat që kemi nga transmetimi nuk ka një shtrirje të gjerë të problematikës në të gjithë vendin, mund të flasim për 3.7 % të pajisjeve. 10% i është referuar pajise të cilat nuk kanë transmetuar, pasi nuk kanë pasur mbulim të pamjaftueshëm për të transmetuar.’- tha Pelinku.

Sa i takon pamjeve ku disa punonjës shiheshin teksa transportonin pajisjet e identifikimit elektronik të cilat kishin kushtuar 23 mln euro, pa asnjë kujdes, Pelinku tha se është diçka për të të ardhur vertetë keq.

‘Në fakt kanë qenë veprime të cilat çfarë komenti ti japësh. Pamjet janë pa koment, edhe për publikun e kuptoj dhe revolta ime personale ndaj një trajtimi të tillë është e kuptueshme. Të vjen keq që të shpenzohet aq shumë në energji. Është hera e parë që KQZ pothuajse nga A te ZH-ja këtë proces e ka kryer vetë.’- tha Pelinku.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë