Dështimi me 'revolucionin' e djeshëm, deputetët e Berishës 'krenohen' me pamje nga protestat e Bashës

Dështimi me 'revolucionin' e djeshëm, deputetët e Berishës 'krenohen' me pamje nga protestat e Bashës

Foto nga protesta e Lulzim Bashës, 16 shkurt 2019

Pas dështimit me protestën e djeshme kur nuk arritën të mblidhnin as 10 mijë qytetarë, Sali Berisha dhe deputetët që e mbështesin kanë paralajmëruar protestën e radhës të hënën në orën 17:00 para parlamentit.

Por duke qenë se nuk arritën të bënin “uraganin” që kishin paralajmëruar, njëri prej deputetëve demokratë fton qytetarët që t’i bashkohen në protestën e nesërme dhe përdor pamje të vjetra. Tritan Shehu, në postimin e tij në Facebook ku kthehet pas në vite dhe thekson se PD do rikthhet në pushtet përmes rrugës demokratike, përdor imazh nga protesta e mbajtur nga Lulzim Basha vite më parë.

Fotografia i përket 16 shkurtit 2019 kur bulevardi në kryeqytet kishte më shumë protestues se sa mblodhi Berisha dje.

"Dje filloi nje levizje popullore politike, me nje proteste masive demokratike! Pa asnje dyshim trendi i kesaj levizje do te jete ne ngritje! Sepse shqiptaret kane shume per te protestuar politikisht çdo dite! Sepse eshte „keq politika“ e Rames e Rilindjes, qe ka çuar ne kete gjendje te mjerueshme vendin.

Skandali i fundit McGonigal eshte vetem nje simptom, nje turp, nje tradheti, i ketij rregjimi, qe mbijetesen e bazon te korrupsioni i tij e korruptimi i faktoreve. Tek perdorja me tej e atyre per te goditur opoziten e konsoliduar autokracine. Tipike kjo per te tilla rregjime, qe sjelin, siç po ndodh te ne vetem: --Varferi, pa punesi, shkelje te dinjitetit njerezor, mohim te te drejtave thelbesore, si politike, sociale, arsimore, shendetesore e me tej tek rrenimi i parlamentarizmit…

E tille ishte levizja e protesta e djeshme, politike e demokratike, dhe do te jete e tille! E hapur per te gjithe, qe donin apo do te duan te behen pjese e kesaj levizje, edhe ndaj atyre qe munguan. Qe kerkon t’i kundervihet edhe synimeve per te çbere opoziten, per ta kthyer ate ne nje instrument te rregjimit, per t’i hequr deri te drejten e perfaqesimit ne zgjedhje.

Nje proteste e levizje kjo thellesisht demokratike per te rivendosur demokracine. E perseris kete tipar thelbesor, sepse po degjoj ndonje, qe mund ta kete ndjekur nepermejt TV. Dhe qe sot „shqetesohet“ per mos „djegjen“ e kryeministrise, per ardhjen ne Tirane me makina, per mesazhet qytetare, qe ajo transmetoi.

Siç duket keta nuk e njohin historine e PD, qendresen e saj demokratike, qe po jua kujtoj: --PD lindi me 1990 nepermejt levizjeve popullore, demokratike. --Ishte PD ajo qe ne shkurt 1991, me gjithe agresionin provokues te kryer ndaj saj, shmangu dhunen, shmangu deri tentativat per te sulmuar te ashtuquajturin « bllok ».

Dhe fitoi! --Ishte PD, qe me 1997 u sulmua e u godit, por qe qendroi paqesore e dorezoi pushtetin per te shmangur me te keqen. --Ishte PD e Berisha, qe me 2005 u rikthye ne pushtet, duke respektuar te gjitha parimet demokratike ne luften e saj politike! --Ishte PD e Berisha qe me 2013, pasi realizoi nje proces zgjedhor shembullor, kaloi paqesisht ne opozite. Le ta mesojne, nqs e kane nga mos njohja.

Se mund ta kene edhe nga deshira e misioni per te provokuar! Por PD perseri do te fitoje ne rruge demokratike per te rivendosur demokracine!" - shkruan Tritan Shehu.

Një ditë më parë Berisha mbajti protestën para kryeministrisë. Berisha dhe Meta premtuan se do sillnin në shesh 100 mijë njerëz, për atë që ata e quajtën nisja e një revolucioni. Por siç dukej edhe nga pamjet me dron që solli Report Tv, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u panë më pak se 10 mijë vetë, që në fund pas dy orësh fjalime, hodhën tymuese e kapsolla para godinës së kryeministrisë.

Sali Berisha me 2 non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe e thirri protestën me pretendimin se do rrëzojnë kryeministrin Rama, siç e quan ai për skandalin McGonigal. Por siç u pa kishte parulla kundër SHBA. Aleati i Berishës për revolucion, Ilir Meta u largua i pari nga protesta dhe nuk e shoqëroi Berishën në marshimin që bëri në disa prej institucioneve publike, ku edhe njoftoi protestën e nesërme në orën 17:00.

1676213117_FOTOO.jpg

Foto nga protesta e Lulzim Bashës, 16 shkurt 2019 dhe e Sali Berishës, 11 shkurt 2023

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 12/02/2023 15:55

    Nje pyetje Kam per Tritan Shehun .cfare mendimi ke per prasin e Lushnjes ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje