Sergio Busquets është duke menduar largimin nga futbolli ndërkombëtar. Mundo Deportivo bën me dije se mesfushori i Spanjës po mendon të tërhiqet nga kombëtarja, kjo pasi "Furia e Kuqe" nuk ia doli të shkojë shumë lart në Kupën e Botës.
Në moshën 34 vjeçare, kapiteni i Barcelonës do rikthehet në stërvitje me ekipin e tij teksa eliminimi në Botëror ka lënë gjurmë te ai. Tanimë Busquets është në mëdyshje për të vijuar me Spanjën apo lënë më shumë hapësira të rinjve. Miq të afërt të tij kanë konfirmuar se Busquets është në dilemë për të vijuar ose jo me Spanjën, teksa në pak ditë do ketë një vendim final.