Dështoi në 2020-tën, Kanye West shpall sërish kandidaturën për president të SHBA-ve në zgjedhjet e vitit 2024

Dështoi në 2020-tën, Kanye West shpall sërish kandidaturën për president të SHBA-ve në zgjedhjet e vitit 2024

Këngëtari, Kanye West

Këngëtari i njohur amerikan, Kanye West do të kandidojë për president të SHBA-së në zgjedhjet që pritet të mbahen në vitin 2024. Kjo kandidaturë e tij vjen pas dëshmit të tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ku arriti të fitonte vetëm 50 mijë vota.

Në një video të postuar nga llogaria në Twitter e Patriot Takes, West pyetet drejtpërdrejt nëse do të kandidojë për president në 2024.

"Po," përgjigjet ai.

Në fillim të videos, West prezanton "Milo, i cili është duke punuar në fushatë". Milo  është një figurë kontroverse të së djathtës ekstreme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili së fundmi duket se ka bashkuar forcat me reperin e njohur për zgjedhjet presidenciale.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Emisioni i Rai 3 për Shqipërinë, Bardhi kërkon interpelancë me Ramën

Emisioni i Rai 3 për Shqipërinë, Bardhi kërkon interpelancë me Ramën