Dështoi për t’u kualifikuar në
Botëror,Italia shkarkon trajnerin

Dështoi për t’u kualifikuar në<br />Botëror,Italia shkarkon trajnerin<br>
Federata Italiane e Futbollit ka shkarkuar trajnerin Giampiero Ventura pas dështimit për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror të Rusisë, ndërsa në vendin e tij pritet që të emërohet Carlo Ancelotti.

Eliminimi në “Play-off” nga Suedia i dha fund aventurës së ish trajnerit të Torinos në stolin e përfaqësues së kaltër. Pas largimit të tij, mediat italiane raportojnë se me shumë mundësi në stol për të nisur një epokë të re do të ulet ish-trajneri i njohur i Milanit, Realit, Bayernit dhe PSG, Ancelotti.

Italia dështoi për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror pas 60 vitesh. Por ‘furtuna’ duket se është mbyllur vetëm me trajnerin, pasi presidenti i federatës, Carlo Tavechio nuk ka dhënë dorëheqjen. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët