Republika pro-ruse e Donetskut dhe Luhanskut ka kërkuar nga Kievi që të njohë autonominë e tyre brenda territorit ukrainas, duke dashur të mbesin pjesë integrale e vendit.
Kjo është kërkesa kryesore e Republikës së vetëshpallur e rebelëve pro-rusë në bisedimet që u mbajtën mbrëmjen e vonë të së hënës në Minsk të Bjellorusisë.
Kështu, republika e vetëshpallur e pro-rusëve thanë nëpërmjet përfaqësuesit të tyre se nëse Kievi garanton statusin e tyre të veçantë si republikë, ata shprehen të gatshëm të bëjnë gjithçka për të ruajtur bashkimin ekonomik, kulturor dhe politik të vendit.
Gjithashtu, përfaqësuesit i kërkuan qeverisë ukrainase t’i japë fund operacionit të saj ushtarak në lindje të vendit, në mënyrë që zgjedhjet parlamentare dhe lokale të mund të zhvillohen pa probleme.
Ata propozuan që Kievi të bjerë dakord për një mënyrë të veçantë të zbatimit të ligjit në përputhje me Konventën e Gjenevës dhe emërimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve nga ana e autoriteteve të republikave. Ashtu siç pritej, bisedimet e vona të së hënës dështuan në arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët, por të dërguarit e palëve thanë se bisedimet do të vazhdojnë në të ardhmen.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO