Dështojnë të dy tenderët për rindërtimin e vendit pas tërmetit të 26 nëntorit. Tenderi i hapur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe ai i Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e 3400 banesave individuale, janë anuluar pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit dhe njoftimi është bërë i ditur në Buletinin Javor të Agjencisë së Prokurimeve Publike.
Tenderi i bashkisë së Tiranës është hapur më 13 mars dhe mbyllej dorëzimi i ofertave me 23 mars, ndërsa ai i FSHZH-së është hapur më 10 mars dhe afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje ishte 19 marsi 2020. Fituesi i tenderit të hapur nga Bashkia e Tiranës me fond limit prej 1.8 miliardë lekë, me kohëzgjatje 24 muaj do të merrte përsipër të ndërtonte 889 banesa individuale, ku 312 banesa janë 1+1, 334 banesa individuale 2+1 dhe 243 banesa 3+1.
Ndërkohë fituesi i tenderit ndërkombëtarë të Fondi Shqiptar i Zhvillimit me fond limit rreth 6.2 miliardë lekësh me TVSH, ishte parashikuar të ndërtonte 2500 njësi banimi individuale, të cilat ndahen në 683 banesa 1+1, 972 banesa 2+1 dhe 845 banesa 3+1. Tenderat rindërtimit ishin të vetmit projektet madhore që nuk u prekën nga pezullimi i tenderave të tjerë për shkak të përhapjes së e COVID-19, vendim që u mor nga Agjencia e Prokurimit Publik në fund të muajit mars. Sakaq vetëm një ditë më parë është prezantuar programi i zhvillimit të ardhshëm të Bashkisë Vorë dhe rindërtimi të godinave dhe institucioneve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Nuk plotesonin kriteret firmat apo nuk ploteson kriterin e lekeve lal plehu se per momentin ka 0 leke dhe firma duhet te punoj me leket e saj??
PërgjigjuNuk plotesonin kriteret
Përgjigju