Zëvendëspresidenti JD Vance thotë se SHBA-të dhe Irani nuk kanë arritur një marrëveshje pas bisedimeve për paqe në Islamabad, Pakistan.
“Ne largohemi nga këtu me një propozim shumë të thjeshtë, një mënyrë mirëkuptimi që ky është oferta jonë përfundimtare dhe më e mirë. Do të shohim nëse iranianët e pranojnë atë”, tha Vance pas 21 orëve bisedime.
Vance thotë se Irani zgjodhi “të mos pranojë kushtet tona”, duke shtuar se SHBA-të duhet të shohin një “angazhim themelor” nga Teherani për të mos zhvilluar armë bërthamore. Ai e përshkruan këtë si “qëllimin kryesor” të Trumpit.
“Fakti i thjeshtë është se ne duhet të shohim një angazhim të qartë se ata nuk do të kërkojnë një armë bërthamore dhe nuk do të kërkojnë mjetet që do t’u mundësonin ta arrinin shpejt një të tillë. Ende nuk e kemi parë këtë. Shpresojmë që do ta shohim”, tha Vance.
Më pas, ai u ngjit në bordin e Air Force 2 dhe përshëndeti me dorë nga shkallët përpara se avioni të nisej nga Islamabadi për në Uashington.
Ministria e Jashtme e Iranit thotë se bisedimet ishin “intensive” dhe i bëri thirrje Uashingtonit të përmbahet nga “kërkesa të tepruara”. Gjithashtu kërkoi që të pranonte “të drejtat dhe interest legjitime të Iranit.”
Më herët, presidenti i SHBA-ve Donald Trump tha se “nuk bën asnjë ndryshim” për të nëse arrihet një marrëveshje dhe se “pavarësisht çfarë ndodh, ne fitojmë”.
Ndërsa Izraeli vazhdon të godasë objektivat e Hezbollahut, kryeministri Benjamin Netanyahu thotë se dëshiron një marrëveshje paqeje me Libanin që “do të zgjasë”. Ai shton se fushata e Izraelit kundër Iranit “ende nuk ka përfunduar”.
Lajm në përditësim…
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei, dha një deklaratë mbi statusin e bisedimeve të paqes me SHBA-të.
Në një postim në rrjetet sociale, Baqaei i përshkruan bisedimet si “intensive”, por thotë se suksesi i negociatave në vazhdim “varet nga serioziteti dhe vullneti i mirë i palës tjetër”.
Baqaei gjithashtu i bën thirrje Uashingtonit të përmbahet nga “kërkesa të tepruara dhe të padrejta” dhe të pranojë “të drejtat dhe interesat legjitime” të Iranit.
Ndër temat që ai thotë se po diskutohen janë Ngushtica e Hormuzit, programi bërthamor i Iranit dhe “përfundimi i plotë i luftës në Iran”.
Komente









Po për ça biseduan këta të Trampit, kë shtet po sulmon Irani, se Trampi do ti sulmoi të gjithë vëndet Arabe.
Përgjigju