Dështon ankandi për shitjen e 26
aseteve të ARMO-s, asnjë blerës

Dështon ankandi për shitjen e 26<br />aseteve të ARMO-s, asnjë blerës
TIRANË- Ankandi për shitjen e 26 aseteve të kompanisë shtetërore ARMO ka dështuar, pasi nuk është paraqitur asnjë ofertë për blerjen e tyre. Kompania përmbarimore që ka hedhur në shitje objektet dhe pajisjet teknologjike për llogari të një banke tregtare ka bërë me dije se nuk është paraqitur asnjë ofertë zyrtare për blerjen e tyre.
 
Kjo do të thotë që në ankandin e dytë, asetet e ARMO-s do nxirren në shitje me gjysmë vlere. 26 asete të kompanisë “Armo” janë nxjerrë në ankand si pasojë e një kredie prej rreth 20 milionë eurosh të pashlyer te një bankë tregtare.

Mes aseteve është edhe Uzina e Përpunimit të Naftës dhe një linjë teknologjike. Një shoqëri private përmbarimore i kishte vendosur prej kohësh këto asete nën sekuestro për llogari të bankës tregtare.

Sipas vlerësimeve, borxhet e ARMO-s arrijnë në total rreth 250 milionë euro, 200 milionë ndaj bankave, dhe rreth 50 milionë euro detyrime ndaj tatimeve. Aktualisht 85 % e kompanisë zotërohet nga një grup azer i quajtur Heni Asets dhe 15 % nga shteti shqiptar.
 
Grupi azer e bleu kompaninë nga Rezart Taçi, por u largua sërish pasi u njoh me situatën e borxheve të saj. Armo gjendet prej vitesh në vështirësi financiare. Aktualisht vetëm njëra prej dy rafinerive të saj është në gjendje funksionale, por pa arritur as të mbulojë shpenzimet e pagave të punonjësve, të cilët kanë protestuar në vazhdimësi për shkak të mosshlyerjes së pagave.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

Devoll/ Flet nëna e 13 vjeçares e ngacmuar seksualisht: E merrte jashtë fshatit, i ofronte para më pas e kërcënonte se do i vriste babanë nëse do tregonte

Devoll/ Flet nëna e 13 vjeçares e ngacmuar seksualisht: E merrte jashtë fshatit, i ofronte para më pas e kërcënonte se do i vriste babanë nëse do tregonte