Dështon armëpushimi në Siri, Ban
Ki moon akuzon Bashar al Assad

Dështon armëpushimi në Siri, Ban<br />Ki moon akuzon Bashar al Assad
Kombet e Bashkuara anulojnë dërgimin e ndihmave humanitare në Siri. 

Vendimi vjen pak orë pasi sulmohet një nga kamionet i cili po transportonte ndihma dhe ku mbetën të vdekur të paktën 20 civilë.

Nuk e dimë se çfarë ndodhi por morëm vendimin të anulojmë operacionet humanitare në terren“ u shpreh një zyrtar.

Ndërkohë, ndërsa armëpushimi i nënshkruar një javë më parë nga Washingtoni dhe Moska dështoi, kjo e fundit dhe Damasku mohojnë çdo lloj përgjegjësie për sulmet e fundit.

I ashpër ka qënë reagimi i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban ki Moon i cili ka akuzuar hapur regjimin e presidentit Bashar al Assad.

Këto deklarata sekretari i bëri në hapje të asamblesë gjenerale të Kombeve të Bashkuara që po zhvillohet në New York.

Shumë grupe kanë vrarë shumë civilë në Siri, por askush nuk ka vrarë më shumë sesa vetë qeveria siriane e cila vijon të bombardojë lagje dhe të torturojë mijëra të arrestuar” u shpreh Ban ki Moon i cili këmbënguli se fati i Sirisë nuk duhet të varet nga një njeri.

Armëpushimit në Siri iu dha fund shumë shpejt duke u ndjekur nga bombardime të cilat kanë shkaktuar dhjetra viktima ndërsa tensionet mes SHBA dhe Rusisë shtohen orë pas ore. Washington pretendon se sulmi ndaj kamionit të ndihmës u drejtua nga forcat ruse të cilat mbështesin regjimin e Assad e nuk po arrijne ta kontrollojne kete te fundit.

Ndërsa Rusia e cila mohon akuzat i sheh të pakta shpresat që armëpushimi të ndodh sërish.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hamas zgjedh liderin e ri! Yahya Sinwar, arkitekti që udhëhoqi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit

Hamas zgjedh liderin e ri! Yahya Sinwar, arkitekti që udhëhoqi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit