Dështon Asambleja e Ligës në Itali. Shtyhen gjysmëfinalet, Juventus-Inter me shumë mundësi të dielën (VIDEO)

Futbolli në Itali ka hyrë në një kaos total për shkak të frikës së përthapjes së koronavirusit. Pas Juventus-Milan është shtyrë zyrtarisht edhe gjysmëfinalja tjetër e Kupës së Italisë mes Napolit dhe Interit, e programuar për t’u zhvillluar të enjtën në darkë.

Për këtë arsye sot në Romë Liga Seria A kishte thirrur një asamble të jashtëzakonshme, e cila ka dështuar në qëllim, pasi që të mbahet duhet të ishin të paktën 14 përfaqësues të skuadrave, ndërkohë që kanë qenë vëtëm nëntë. Në këtë asamble pritej të vendosej për vijim e kampionatit, por për shkak të arsyes së lartpërmendur diçka e tillë nuk është arritur pavarësisht se rrjedha sipas mediave italiane është e qartë.

Duke iu referuar deklaratave të ministrit të shëndetsisë kampionati do të rifillojë normalisht, port ë gjithë ndeshjet do të zhvillohen pa tifozë, pra me dyer të mbyllura. Në këtë mënyrë do të vijohet derisa të jetë gjendja e alarmit, që pritet të zgjasë ta paktën edhe një muaj.

Si rrjedhojë supersfida Juventus-Inter pritet të luhet ditën e dielë në orën 20:45, pasi opsioni i ditës së hënë ka rënë duke qenë se gjithsesi do të luhej me dyer të mbyllura. Po kështu java e 26 do të luhet normalisht nga e shtuna në të dielë, më pas kampionati do të vijojë normalisht, por siç përmendëm me dyer të mbyllura.

Të pacaktuara për t’u zhvilluar kanë mbetur dy gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, pasi për to do të vendoset në bazë të ecurisë së skuadrave në Kupat e Europës. Po ashtu nuk ka një datë të caktuar për ndeshjen Inter-Sampdoria. Skuadrat që sot injoruan asamblenë ishin 11, ndërsa nëntë skuadrat që dërguar përfaqësues ishin Juventus, Inter, Milan, Lazio, Roma, Fiorentina, Atalanta, Sassuolo dhe Udinese.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy