Dështon eksporti i perimeve
shqiptare, tërhiqen të huajt

TIRANE - Ndonëse çmimi i shitjes me shumicë në Lushnje është ulur 30 për qind krahasuar me një vit më parë, domatja nuk po shitet. Blerësit e fuqishëm nga vendet e tjera nuk po duken më, duke përshirë edhe kosovarët.

Eksporti i prodhimeve bujqësore të zonës së Myzeqesë duket se po bie këtë vit në mënyrë drastike. Për javë të tëra, shumë pak eksportues janë dukur që të blejnë prodhimet e fermerëve të zonës, ndërsa prej rreth një jave asnjë kilogram domate nuk po shitet për eksport.

Kjo ka bërë që çmimi brenda javës të zbresë nga 110 lekë kilogrami në shitje, në 35 lekë, ndërkohë që në kulmin e prodhimit një vit më parë çmimi nuk ra nën 50 lekë për kilogram. Kjo shpreh një ulje prej 30 përqindësh.

Tregu i brendshëm nuk e tërheq dot të gjithë prodhimin dhe shpresa e fermerëve ishin eksportuesit në Kosovë, Serbi, Hungari, Poloni e Çeki, por së fundmi ata nuk po shfaqen më në tregun më të madh të prodhimeve bujqësore në Lushnje.

Janë të paktën një mijë fermerë që sjellin në mëngjes dhe marrin sërish prodhimet e tyre në këtë treg pa mundur të shesin.

Ata kujtojnë fluksin e madh të shitjeve një vit më parë, që u solli edhe fitime, ndërsa këtë vit parashikojnë shumë humbje nga rënia e çmimeve dhe mosshitja e prodhimit.

REFORMA

Ndërkohë, ekspertët e ekonomisë agrare thonë se skema e fundit e miratuar nga mazhoranca, që parashikon rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për lëndët e para në bujqësi është e pazbatueshme.

"Si do të mund të rakordohen të gjitha veprimtaritë në nivelet e qarqeve të një numri të konsiderueshëm fermash, në kushtet e mungesës së regjistrit kombëtar të fermave dhe në kushtet kur ato kur nuk trajtohen si biznese të mirëfillta?

Fermeri nuk ka para në xhep dhe ne i themi të shkojë të blejë inpute me çmime të larta. Kjo strategji nuk e bën të interesuar fermerin", sipas Bahri Musabelliut, dekan i Fakultetit të Ekonomisë Agrare.

Musabelliu tha për median se varianti fillestar i ligjit, ai që i përjashtonte lëndët e para bujqësore nga TVSH-ja, ishte një zgjidhje me e mirë për fermerët.

"Fermerët në zonat ndërurale mund të kenë shumë probleme, por një problem themelor që kanë ata është mungesa e parave ‘cash’ në momente të caktuara kohe”, shtoi ai.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 10.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen