Dështimi në masës 30 për qind i konkurseve për lëvizjet paralele brenda piramidës së administratës publike, ka detyruar qeverinë të hapë dyert e administratës për kandidatët jashtë sistemit. Vendimi parashikon konkurrim të lirë për dhjeta vende vakante në kategoritë e ulëta dhe të mese drejtuese, por e njëjta strategji pritet të ndiqet për mijëra vende të tjera vakante, për të gjitha nivelet, të cilat do të shpallen në javët në vijim.

Dy vitet e fundit, Departamenti i Administratës Publike është gjendur para një sfide dhe fenomeni të pazakontë, pasi një pjesë e konsiderueshme e konkurseve, për vendet vakante në administratë, janë finalizuar pa fitues. Shkaku kryesor nuk është mungesa e kandidatëve, por arsimi i papërshtatshëm i tyre me vendin e punës.