TIRANË - Inspektorët e ministrisë së Drejtësisë kanë nxjerë “huq” të gjitha sulmet mediatike të mediave të Irfan Hysenbelliut, të cilat për një muaj resht ndërmorën një seri shkrimesh kundër gjyqtarit të Apelit në Korçë Stavri Kallço. Shkrimet dhe fushata mediatike kundër gjyqtarit të Korçës, mori shkak pas një vendimi gjyqësor, ku gjyqtari i Apelit vendosi të mos pranojë një kërkesë të kompanisë “Birra Korça”, e cila kërkonte të tjetërsonte një sipërfaqe toke, që ndodhet në zonën ku është ndërtuar fabrika e “Birra Korça”.
Kjo kompani administrohet nga Irfan Hysenbelliu, i cili fillimisht gjyqin e ka fituar në gjykatën e shkallës së parë, por ka qenë gjyqtari Stavri Kallço në Apel ai që i ka hequr mundësinë biznesmenit të tjetërsojë pronën shtetërore. Fill pas këtij vendimi, ndaj gjyqtarit Kallço është marrë një fushatë denigruese në mediat që drejtohen nga Hysenbelliu, fushatë kjo që solli dhe reagimin e ministrisë së Drejtësisë e cila nisi një inspektim për rastin e gjyqtarit Kallço.
Gjyqtari pa faj
Mirëpo pas këtyre ankesave të bëra publike nga disa media të shkruara dhe audiovizive për veprimtarinë e gjyqtarit të Apelit Korçë, Stavri Kallço me urdhër të ministrit ka nisur verifikimi i punës. Verifikimi ka konkluduar se nuk gjenden elementë të ushtrimit të detyrës në papajtueshmëri me funksionin e gjyqtarit.
Gjytari akuzohet për mosrespektim formal të ligjit dhe kryerjes së detyrës në papajtueshmëri me funksionin për dy çështje gjyqësore çështja civile që i përket paditësit shoqëria “Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group” sh.a kundër të paditurit Astrit Kolonjari, që është gjykuar nga Gjykata e Apelit Korçë, e përbërë prej gjyqtarëve Olsi Xhavella (relator), Stavri Kallço dhe Etleva Temo (anëtarë), e përfunduar me vendimin nr. 101, datë 16.04.2015. Çështja penale kundër të pandehurve Elton Bregu e Redi Kazerma, e gjykuar nga Gjykata e Apelit Korçë e përbërë prej gjyqtarëve Stavri Kallço (relator), Olsi Xhavella dhe Brunilda Orhani (anëtarë), e përfunduar me vendimin nr. 377, dt. 12.11.2015.

Gjykata e Lartë
Sipas verfikimeve nuk konfigurohen veprime në asnjë prej shkeljeve të disiplinës, në veprimtarinë administrative procedural civile të administratës gjyqësore të Gjykatës së Apelit Korçë nuk rezultuan shkelje ligjore. Ndërkohë që pretendimet për ligjshmërinë e vendimit gjyqësor civil Nr. 101, datë 16.04.2015 të dhënë nga Gjykata e Apelit Korçë me relator Olsi Xhavella dhe anëtarë Etleva Temo e Stavri Kallço do të zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Në përfundim thekson njoftimi ky do t’i nënshtrohet dhe vlerësimit në mbledhjen e KLD-së.
*Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com
Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

MD: Gjyqtari Çollaku s'ka shkelur ligjin, e akuzuan padrejtësisht