Dështon reforma zgjedhore
KQZ  “i ngecet” Parlamentit

Dështon reforma zgjedhore<br />KQZ  “i ngecet” Parlamentit
TIRANE-  Ka përfunduar pas pesë orësh debatesh dhe diskutimesh të ndezura dhe pa asnjë sukses mbedhja e Komisionit Parlamentar të Reformës zgjedhore. Dy partitë kryesore politike edhe pse u duk se ranë dakort në nisje te mbledhjes që cështjen e riformatimit të KQZ t’ia delegonin Kuvendit për gjetjen e një formule, në fund të mbledhjes PD në mënyrë “surprizë” paraqiti një tjetër formulë dukë sjellë kundërshtimin e ashpër të socialistëve.

ORA 22.15 – PËRFUNDON PA ASNJE MARRËVESHJE MBLEDHJA E KOMISIONIT TË REFORMËS ZGJEDHORE
Ka përfunduar pa asnje marrëveshje mbldhja e sotme e Komisionit Prarlamentar të Reformës zgjedhore. Dy palët kryesore politike jo vetëm që nuk kanë gjetur një zgjidhje për formulën e KQZ, por kanë injoruar dhe rekomandimet e ODIHR për numërimin elektronik.
Gjatë debateve mes deputetëve në Komision Ilir Rusmali ka braktisur punimet e Komisionit, ndërkohë që mbledhja u mbyll pak minuta më vonë duke mos sjellë asnjë marrëveshje edhe pse sot ishta dita e fundit e afatit për përfundimin e reformës zgjedhore.
Mbetet ende e paqartë se cila ishte formula më e re e përbërjes së KQZ që propozuan demokratët, ndërsa socialistët kanë këmbëngulur që anëtari i shtatë i KQZ të vinte si propozim nga Presidenca, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, apo Konferenca Gjyqësore.
Komisioni i reformës zgjedhore nuk arriti konsesus sot edhe përsa i përket numërimit elektronik dhe leximin elektronik të kartës së identitetit gjatë procesit të votimit.
PD nuk ka pranuar propozimin e PS për leximin e kartave.
PS ka këmbengulur që në kod të qëndrojnë nenet për numërimin elektronik, kurse PD ka kërkuar amendim sipas propozimeve të ODIHR.
Dy ekspertët Damian Gjiknuri dhe Oert Bylykbashi folën pas mbledhjes
Damian Gjiknuri: PD hoqi dorë nga numërimi elektronik I votave, më herët ata dhanë konsesus për këtë cështje, por u tërhoqën në momentet e fundit. Kjo nuk është normale. Reforma dështoi se PD nuk pranoi konsesusin. Divergjencat me PD janë të karakterit politik dhe I përkasin problemeve me administratën zgjedhore” u shpreh eksperti socialst Damian Gjiknuri,
Sipas tij do ketë negociata të tjera në të ardhmen dhe shpresohet të arrihet një marrëveshje para 24 Majit, datë e deklaruar sot edhe nga komisioneri per zgjerim Stefan Fyle.
Ndërkohë që eksperti i PD Oert Bylykbashi pranoi se reforma zgjedhore po has në vështirësi dhe se shpresohet që brenda 24 majit të arrihet një marrëveshje.
Bylykbashi nuk u shpreh lidhur me formulën që demokratët mbrojnë për riformatim të KQZ, dukë ia lënë zbulimin e kësaj “surprise” Kuvendit.
“Kuvendi do të merret me cështjën e KQZ” u shpreh pas mbledhjes eksperti I PD për reformën Oert Bylykbashi.

ORA 20.33- RINIS MBLEDHJA E KOMISIONIT, DEBATET PËR NUMËRIMIN ELEKTRONIK
Pas një ore pushim deputetët e Komisionit Parlamentar për reformën zgjedhore kanë nisur punën me diskutimet për numërimin elektronik dhe verifikimin elektronik të kartave tw identitetit. Përfaqësuesit e dy partive të mëdha kanë shkembyer replika lidhur me numërimin elektronik.
Deputetët e PS kanë akuzuar mazhorancën se ka ndërhryë në kod duke hequr kapituj të caktuar për numërimin elektronik dhe verifikimin e kartave, dhe kjo sipas tyre nuk ka patur aprovim nga ana e opozitës.
Sipas deputetëve të PD nuk ka heqje kapitujsh, por amendime të tyre pas rekomandimeve të misionit të ODIHR.
PS kërkon që nenet për numërimin elektronik të “rikthehen “ në kod dhe të jenë të zbatueshme në gjithë vendin.
Por për PD kjo tekonologji të përdoret fillimisht në 10% të territorit.

ORA 19.30- DRAFT MBI REKOMANDIMET E ODIHR
Anëtarët e Komisionit parlamentar për reformën zgjedhore janë tërhequr për një orë pushim për tu lënë kohë dy ekspertëve të punojnë mbi rekomandimet e OSBE-ODIHR. Drafti i përpunuar mbi votimin elektronik mbi bazën e rekomandimeve të ODIHR do tu paraqitet për diskutim dhjetë anëtarëve të komisionit. Ripunimi I kapitujve të numërimit elektronik ka qënë një kërkesë edhe e deputetëve të PS mbledhjen e sotme të Komisionit.

ORA 18.40- KOMISIONI: PER KQZ TË VENDOSË KUVENDI
Komisioni parlamentar për reformën zgjedhore nuk ka arritur asnjë marrëveshje lidhur me formulën e përbërjes së KQZ. Dy forcat kryesore politike PD-PS nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre të mëparshme lidhur me përberjen e KQZ duke ia lënë “tagrin” për të vendosur Kuvendit.
Anëtarët e Komisionit parlamentar të reformës zgjedhore nuk kanë kërkuar afat shtesë për punën e komisionit dhe raporti përfundimtar me ato cka është arritur deri tani do t’i dorëzohet nesër Kuvendit.

Të mbledhur prej orës 18.00 anetarët e komisionit po diskutojnë me dyer të mbyllura dhe kanë miratuar ato pika për të cilat kanë rënë dakort më pare, si cështja e financimit të partive, barazisë gjinore etj.

PS kërkon që anëtari i shtatë i KQZ të vijë si propozim nga Presidenca, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, apo Konferenca Gjyqësore, ndërsa PD këmbëngul në mos ndryshimin e rrregullores së përzgjedhjes së anëtarit të shtatë. Sipas PD-së palës përballë do t'i ofrohen dy opsione kandidatësh dhe ajo do të zgjedhë atë që preferon më shumë.(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite