Dështon sërish komisioni i PD 
për CEZ, Spaho: Bojkot i PS

Dështon sërish komisioni i PD <br />për CEZ, Spaho: Bojkot i PS
Ka dështuar sërish për mungesë kuorumi mbledhja e Komisionit Hetimor e thirrur nga Partia Demokratike për prishjen e marrëveshjes me CEZ.

Kreu i këtij komisioni Edmond Spaho tha se maxhoranca po bën çdo gjë për të mos zbardhur të vërtetën e kësaj afere korruptive.

"Pengesat janë krijuar nga mazhoranca me synim pengimin e hetimit e fakteve dhe rrethanave që çuan në marrëveshjen e mirëkuptimit mes qeverisë dhe CEZ. Mazhoranca ka frikë. Nuk dëshiron të sjellë dëshmitarët dhe pengon ardhjen e atyre që kemi kërkuar ne si minorancë", u shpreh Spaho. 

Nënkryetari i komisionit Eduart Shalsi tha se maxhoranca nuk mund të bëhet pjesë e një teatri në të cilin dëshmitarët trajtohen si të akuzuar.

Sipas tij, gjuha e përdorur nga kreu i komisionit është e papranueshme.

"Është fyer dëshmitari. Çfarë synon ky komision? A synon të zbardhë të vërtetë? E vërteta a zbardhet duke marrë opinionet dhe pyetur dëshmitarët mbi rrethanat? Atëherë ç'kuptim ka që të bëhen komente gjatë kohës, ç'kuptim ka të indimidohet, poshtërohet dëshmitari?", tha Shalsi. 

Ndërkaq sot ksihin ardhur për të dëshmuar para komisionit të CEZ avokatja e shtetit Alma Hicka, zv/ministri i Financave,  si dhe disa ish-drejtues të qeverisë së djathtë.

Në kushtet e mungesës së kuorumit, kreu i komisionit bëri të ditur se i është drejtuar me shkresë kryetarëve të tre grupeve parlamentarë, Gramoz Ruçit të PS, Edi Palokës të PD, dhe Petrit Vasilit të LSI-së, ku ngre shqetësimin për këtë situatë.

Mbledhja e radhës me seancat dëgjimore pritetet të zhvillohet ditën e mërkurë.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit