Autoritetet shëndetësore amerikane kanë thënë të hënën se do të ndalin testimet e një vaksine eksperimentale në Afrikën Jugore kundër virusit HIV, pasi është kuptuar se ajo nuk ka pasur rezultat. Studimi, i emëruar, HVTN 702, ka nisur më 2016 dhe ka përfshirë vaksinën e vetme që ka treguar pak mbrojtje kundër virusit që shkakton AIDS-in.
“Vaksina për HIV-in është thelbësore për t’i dhënë fund pandemisë globale dhe ne kemi shpresuar se kjo vaksinë do të funksionojë”, ka thënë Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektuese. “Fatkeqësisht, ajo nuk ka funksionuar”, ka shtuar mes tjerash ai.
Pjesë e testimit kanë qenë 5,400 vullnetarë që kanë pasur rezultate negative në testin për HIV, në 14 zona të Afrikës Jugore, të moshave nga 18 deri në 35-vjeçare. Bazuar në të dhënat e pjesëmarrësve përgjatë 18 muajve të testimit, është gjetur se 129 persona janë prekur nga virusi teksa kanë qenë duke marrë vaksinën, andaj testimi është ndalur.
Aktualisht janë duke u zhvilluar një varg testesh tjera për të gjetur vaksinë për këtë virus. Afrika Jugore është një nga vendet me shkallën më të lartë të të prekurve me HIV, në gjithë botën. Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për HIV-in, më shumë se 20 për qind e popullsisë së moshës, 15-49 vjeçare në Afrikën Jugore jeton me HIV, derisa 240,000 persona janë prekur nga ky virus më 2018./REL
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4424
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkencëtarët thonë se mund të eleminojnë HIV-in nga qelizat e infektuara
20 Mars, 10:12
-
Çfarë është 'Sëmundja X' dhe pse po nxit debate?
24 Janar, 11:48
-
Fruthi në Evropë, OBSH bën thirrje për vaksinim urgjent ndërsa rastet rriten
24 Janar, 09:22
-
Dita botërore e AIDS/ 98 raste të reja në Shqipëri në 2022! Numërohen 2.4 mln të prekur në Europë! OBSH: Të rriten urgjentisht testimet
30 Nëntor 2023, 17:53
-
A do të ketë së shpejti vaksinë kundër kancerit?
13 Nëntor 2023, 08:57
-
Vaksina më e fundit ndaj COVID-it tashmë e disponueshme për amerikanët
13 Shtator 2023, 08:53
-
Infektimi i foshnjës me HIV/AIDS, Report Tv zbardh vendimin e Apelit: Prokuroria të nisë hetimet, s’analizoi në mënyrë të plotë kallëzimin
4 Maj 2023, 15:32
-
Foshnja e infektuar me HIV, prokuroria e Tiranës pritet të nisë hetimet
2 Maj 2023, 11:01
-
Fëmija 1 vjeç i infektuar me HIV gjen mbështetje nga shteti italian, prindërit: Gjykata e Romës na dha leje qëndrimi për 2 vjet
6 Mars 2023, 15:21
-
I treti që arrin të fitojë betejën, ‘Pacienti i Dyseldorfit’ në Gjermani shërohet nga HIV
21 Shkurt 2023, 12:32
-
Foshnja 1 vjeçe u infektua me HIV në QSUT, pas investigimit të Report Tv, Gjykata e Apelit urdhëron prokurorinë të nisë hetimet
10 Shkurt 2023, 16:06
-
1 vjeçari me HIV/AIDS i infektuar nga mjekët? Harxhi: Të bëhet hetim i hollësishëm! Gratë të mos neglizhojnë testin gjatë shtatzënisë
2 Dhjetor 2022, 14:33