Fruthi në Evropë, OBSH bën thirrje për vaksinim urgjent ndërsa rastet rriten

Fruthi në Evropë, OBSH bën thirrje për vaksinim urgjent ndërsa rastet rriten

Foto ilustruese e Fruthit

Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën ka lëshuar një paralajmërim urgjent për fruthin pas një rritjeje alarmante të rasteve në të gjithë Evropën.

OBSH u bën thirrje vendeve që të kryejnë urgjentisht fushata vaksinimi. Po ashtu, organizata beson se rishfaqja e të fruthit është e lidhur me uljen e shkallës së vaksinimit. Virusi shkakton ethe, kollë dhe në raste të rralla pneumoni, inflamacion të trurit dhe vdekje.

OBSH kishte regjistruar më shumë se 30 mijë raste të fruthit në Evropë midis janarit dhe tetorit 2023 krahasuar me 941 raste në vitin 2022. Sipas OBSH-së, rastet janë shtuar muajt e fundit dhe pritet të vazhdojnë nëse nuk merren masa të menjëhershme.

Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, theksoi urgjencën e vaksinimit për të ndaluar përhapjen e fruthit dhe për të parandaluar përhapjen e tij të mëtejshme.

Ai vuri në dukje se është e rëndësishme që të gjitha vendet të jenë të përgatitura për të identifikuar dhe reaguar me shpejtësi ndaj rasteve të fruthit, pasi ato kërcënojnë progresin që është bërë drejt eliminimit të fruthit.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!