Deri më tani të gjithë kemi menduar se Turqia është vendi më i mirë për të kaluar pushimet. Dështimi i grushtit të shtetit dhe situata në Turqi  është një lajm i mirë për ne, që duhet shfrytëzuar në maksimum.

Por mesa duket vendi ynë është kthyer në destinacionin e ardhshëm për turistët e huaj. 

Prestigjiozja amerikane "Los Angeles Times" shkruan se shumë prej kroçereve tashmë nuk do të ndalojnë në Stamboll apo në porte të tjera të Turqisë.  Por do të ndalojnë pikërisht në vendin tonë, në Sarandë, apo në ishujt grekë.

Duket se situata e tensionuar në Turqi pas dështimit të grushtit të shtetit shkakton pasiguri te shumë turistë.  

Shumë prej agjensive kanë publikuar destinacionet për vitin 2017 ku duket se po braktisen portet e Turqisë.

“Pasi kemi analizuar situatën, agjensia ka marrë vendimin të anulojë nga destinacionet e vitit 2017 Turqinë.Vendime të tilla janë marrë duke u konsultuar edhe me burime zyrtare” thuhet në deklaratën e agjensisë Cunard.

Edhe linja të tjera të kroçerave kanë anuluar itinerarin drejt Turqisë.

Jo vetëm dështimi i grushtit të shtetit, por edhe ngjarja e fundit në Stamboll ku gjatë dy sulmeve humbën jetën 44 persona shton frikën e shumë prej turistëve.

Kujtojmë se sulmet në Turqi janë të shpeshta çka ka shtuar pasigurinë e shumë turistëve duke sjellë edhe kosto për vetë vendin.

Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)