Para se të niste ushtrimin e profesionit të avokatit, Besnik Muço, i zhdukur që prej datës 2 nëntor kur u nis me traget drejt Italisë, ka punuar për një kohë të gjatë si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, dhe më pas ai u emërua në Prokurorinë e Përgjithshme.

Pas lënies së detyrës si prokuror në organin qendror të akuzës, sipas familjarëve, Besnik Muço ka kërkuar azil politik në Itali. Nuk dihen arsyet e kësaj kërkese dhe as nëse zhdukja e tij ka lidhje me ndonjë konflikt për shkak të detyrës.  

Mediat italiane raportuan këtë të shtunë se në brigjet e Leçes është gjetur në det një trup i pajetë i cili dyshohet se i përket avokatit të zhdukur. Besnik Muço ishte nisur në datën 2 nëntor me traget drejt Italisë, ndërsa pas hipjes në traget nuk dihet asgjë për fatin e tij. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com