FOTO/ U vra me dy plumba pas shpine në Bari, ky është 23-vjeçari Viktorian Picaku

FOTO/ U vra me dy plumba pas shpine në Bari, ky është 23-vjeçari Viktorian Picaku

Viktorian Picaku, i riu që u vra në Bari

Viktorian Picaku, personi që shihni në foto është shqiptari që u vra me dy plumba mbrëmjen e kaluar në Bari të Italisë. Ai u qëllua në sheshin Abbazia, në Corato të Barit, ndërsa plumbat e marrë në kokë dhe gjoks i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. 

"Shqiptarja.com" ka siguruar fotot e 23-vjeçarit shqiptar i cili jetonte mes Shqipërisë dhe Italisë. Siç duket edhe nga postimet e të riut në rrjetet sociale, ai duket i apasionuar pas motorave.  

Raportohet se në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca, por pa mundur të bëjnë dot asgjë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorët. Sipas dëshmive të para, autorët dyshohet të jenë dy persona me ngjyrë.


Lajmi kryesor:

EMRI/ Panik në Bari të Italisë, 24-vjeçari shqiptar ekzekutohet me dy plumba në mes të sheshit (VIDEO)


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë