Vlore- Ka zgjatur për gati 4 orë operacioni i njësisë së forcave operacionale FAST i nisur në orët e vona të mbrëmjes së të premtes (9 gusht) dhe që ka vijuar deri në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm. Operacioni u zhvillua në një prej hoteleve në zonën e Ujit të Ftohtë ku dyshohej se po qëndronin 2 persona të shumëkërkuar
Njësia FAST ka rrethuar menjëherë hotelin dhe ka hyrë në brendësi ku sipas burimeve fshiheshin dy personat e skeduar nga SPAK për shumë ngjarje kriminale.
Aksioni nisi prej orës 23:00 dhe u bllokua rruga prej 90 minutuash nga policia.
Kontrolle jane bërë në disa dhoma të hotelit dhe kryesisht në katin e katërt të tij. Policia e Vlorës e cila mbështeti aksionin e Fast nuk bën me dije personat që ishin në ndjekje nga agjentët.
Ndërkohë burime brenda bluve të Vlorës bëjnë me dije se janë marrë në pyetje disa, si persona në dijeni. Policia është treguar tepër e rezervuar lidhur me operacionin ndërsa nuk ka asnjë të ndaluar.
Ndërkohë në Vlorë Janë shtuar masat dhe patrullimet si dhe shërbimi mbështetës nga FNSH.
Te Yacht Hotel ishin dhe u lajmaruan te ikin
PërgjigjuKush ishte?
Se te belvedere sja u mbajti bytha te shkonin
Patjeter qe jane lajmeruar.