Detaje nga arrestimi i ‘tutores’ shqiptare në Greqi, mashtronte vajzat e mitura dhe i shtynte drejt prostitucionit! Si u gjente klientë që paguanin nga 100 euro

Detaje nga arrestimi i ‘tutores’ shqiptare në Greqi, mashtronte vajzat e mitura dhe i shtynte drejt prostitucionit! Si u gjente klientë që paguanin nga 100 euro

Lorela Kapaj

GREQI- Detaje të reja janë mësuar lidhur me mënyrën sesi funksiononte rrjeti i prostitucionit që u shkatërrua ditën e djeshme (13 janar) falë një operacioni nga policia greke.

31 vjeçarja e arrestuar, Lorela Kapaj e cila kishte rolin e ‘tutores’ vendoste marrëdhënie miqësore me nxënëset e mitura e zonës në Colonos, kryesisht ata 15 vjeçare të cilat më vonë i shtynte drejt prostitucionit duke u gjetur klientë që paguanin shuma parash për marrëdhënie seksuale.

Mediat vendase shkruajnë se një prej rasteve të dokumentuara nga policia greke, tutorja e arrestuar në bashkëpunim me një 34 vjeçar, kishte shtyrë drejt prostitucionit një 15 vjeçare dhe shoqen e saj 17 vjeçare duke u postuar foto intime në rrjetet sociale dhe më pas u caktonin takime me persona që kryenin marrëdhënie seksuale me to në këmbim të parave.

Përmes faqes së internetit, mësohet se për të miturat ishin rezervuar të paktën 10 takime të tilla në hotele të ndryshme të Athinës. Në pranga ra edhe një prej personave që akuzohet se në periudhën korrik-gusht 2023 në shtëpinë e tij në Koridhalo u ka paguar të miturave shumat prej 100 eurosh në këmbim të marrëdhënieve seksuale.

Policia greke arrestoi Lorela Kapajn 31 vjeç, e cila kishte dhe rolin e tutores, Stefanos Nestoras 34 vjeç, Dhorgjiaqis Petros 55 vjec, nën akuzën se kanë shfrytëzuar seksualisht për qëllime ekonomike 15-vjeçaren greke Th.Dh dhe shtetasen e mitur shqiptare M.L.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim