Ndarja e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, dikur një nga çiftet më simpatike të shoëbizit shqiptar, ka qenë së fundmi kryefjalë në media. Përflitet se gjërat janë bërë më serioze dhe ish-çifti kanë nisur procesin e divorcit.
Herë pas here në media po qarkullojnë teori të ndryshme mbi të vërtetën e kësaj historie.
Një nga lajmet që bëri shumë zhurmë në rrjet ishte se divorci i Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt është një histori e stisur, si skemë për të shpëtuar miliona eurot pasuri me burim të dyshimtë.
Megjithatë, së fundmi thuhet se Xhensila ka hasur disa probleme në ndarjen nga aktori. Kjo pasi Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar kërkesën e këngëtares për t’u divorcuar nga Kallaku, duke kthyer aktet për plotësim.
Nga veprimet paraprake, thuhet se gjykata konstatoi se kërkesëpadia nuk është e nënshkruar nga paditësja Xhensila Myrtezaj, por nga avokatja e saj Donata Lepenica, e cila sipas gjykatës nuk ka tagër të nënshkruajë atë.
Për këtë arsye, gjyqtarja Adelajda Gjuzi ka vendosur: “Kthimin e kërkesëpadisë dhe akteve bashkëlidhur në çështjen civile me Nr. 13860 Regj. Dt. 03.05.2024 të palës paditëse Xhensila Kallaku. Shpenzimet gjyqësore mbeten si janë bërë. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) diteve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar. U shpall sot në Tiranë, më datë 10.05.2024“'- raportojnë mediat online.
M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
15.2%
-
Pak
13%
-
Aspak
71.7%
Vota total: 46
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndarja nga partneret, Olsi Bylyku: O Bes si përfunduam kështu
6 Janar, 16:35
-
'Du Du' dhurata për Krishtlindje e Xhensilës për vajzën e saj
26 Dhjetor 2024, 08:10
-
Në gjendje jo të mirë shëndetësore, Xhensila Myrtezaj anulon të gjitha koncertet: E kam mbajtur veten për gocë të fortë
15 Dhjetor 2024, 14:29
-
'Nëna ime u godit me 7 thika nga babai dhe humbi dorën', Xhensila Myrtezaj tregon momentin e vështirë të divorcit të prindërve
6 Dhjetor 2024, 16:20
-
'Marrëdhënia u bë toksike', flet për herë të parë Xhensila Myrtezaj: Unë i kërkova divorcin, dua të ardhme të qetë për fëmijët
5 Dhjetor 2024, 21:37
-
'Nata e Bardhë' ndez sheshin 'Skënderbej' me yjet e muzikës shqiptare, mijëra të rinj në festë (VIDEO+FOTO)
3 Dhjetor 2024, 22:13
-
'Nata e Bardhë' rikthehet në Tiranë, ‘magji’ dhe yje në sheshin ‘Skënderbej’! Nga Alban Skënderaj te Era Rusi, ja artistët që ngjiten në skenë
2 Dhjetor 2024, 10:58
-
Sot feston 1-vjetorin e lindjes! Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj bëjnë urimet e ndjera për të birin! Artistja i dedikon këngë
11 Nëntor 2024, 12:19
-
Xhensila Myrtezaj thyen heshtjen pas divorcit? Kam duruar për hir të fëmijëve (VIDEO)
10 Nëntor 2024, 11:02
-
Xhensila fajtore për ndarjen? Bes Kallaku: Për tekstet e këngëve frymëzohem nga jeta ime
3 Nëntor 2024, 14:54
-
SPECIALE/ Kur e vjetra dhe modernia bashkëjetojnë në çarshinë e Gjakovës! Nga kutixhiu i fundit tek barku i 'ngrirë' i Kiara Titos dhe Xhensila Myrtezajt
21 Shtator 2024, 13:44
-
VIDEOLAJM/ Dy të divorcuarit, Ilir Meta dhe Bes Kallaku e ‘djegin’ me tupana në shoqërinë e disa burrave
20 Gusht 2024, 07:30