Detaje nga divorci/ Gjykata nuk pranon kërkesën e Xhensila Myrtezait për t’u ndarë nga Bes Kallaku

Ndarja e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, dikur një nga çiftet më simpatike të shoëbizit shqiptar, ka qenë së fundmi kryefjalë në media. Përflitet se gjërat janë bërë më serioze dhe ish-çifti kanë nisur procesin e divorcit.

Herë pas here në media po qarkullojnë teori të ndryshme mbi të vërtetën e kësaj historie.
Një nga lajmet që bëri shumë zhurmë në rrjet ishte se divorci i Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt është një histori e stisur, si skemë për të shpëtuar miliona eurot pasuri me burim të dyshimtë.

Megjithatë, së fundmi thuhet se Xhensila ka hasur disa probleme në ndarjen nga aktori. Kjo pasi Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar kërkesën e këngëtares për t’u divorcuar nga Kallaku, duke kthyer aktet për plotësim.

Nga veprimet paraprake, thuhet se gjykata konstatoi se kërkesëpadia nuk është e nënshkruar nga paditësja Xhensila Myrtezaj, por nga avokatja e saj Donata Lepenica, e cila sipas gjykatës nuk ka tagër të nënshkruajë atë.

Për këtë arsye, gjyqtarja Adelajda Gjuzi ka vendosur: “Kthimin e kërkesëpadisë dhe akteve bashkëlidhur në çështjen civile me Nr. 13860 Regj. Dt. 03.05.2024 të palës paditëse Xhensila Kallaku. Shpenzimet gjyqësore mbeten si janë bërë. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) diteve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar. U shpall sot në Tiranë, më datë 10.05.2024“'- raportojnë mediat online.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore