Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarje e rëndë e ndodhur mëngjesin e së martës, kur efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj, vrau 25-vjeçarin Klodjan Rasha.
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, bën me dije se ekzistojnë pamje filmike të kamerave të sigurisë në bizneset përreth, të cilat pritet që të zbardhin shumë për dinamikën e ngjares. Në veccanti një kamera kamera afër një servisi e cila mendohet se ka kapur pamjet e goditjes.
Në lidhje me hetimet pritet të ketë ekzaminime dhe eksperimente të tjera, duke nisur që nga arma e gjetur në një pellg me ujë deri te verifikime për sjelljen e efektivit.
Distanca e qitjes është element mjaft i rëndësishëm pasi nëse verifikohet që distanca është e largët nuk do të kishim reagim në kushtet e mbrojtjes së nevojshme
Lajmi kryesor:
Gjykata vendos "Arrest me burg" për policin që vrau Klodjan Rashën/ Efektivi Nevaldo Hajdaraj: Të jetë familja këtu, dua të kërkoj ndjesë publike










