Gjykata vendos "Arrest me burg" për policin që vrau Klodjan Rashën/ Efektivi Nevaldo Hajdaraj: Të jetë familja këtu, dua të kërkoj ndjesë publike

Është zhvilluar  sot seanca gjyqësore për përcaktimin e masës së sigurisë për efektivin e policisë, Nevaldo Hajdaraj, i cili vrau mëngjesin e së martës 25-vjeçarin Klodjan Rasha. Gjykata ka vendosur masën  "Arrest me burg". 

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka raportuar se në seancë polici i akuzuar ka deklaruar se ka njoftuar sallën operative për një njeri të dyshimtë dhe se gjithçka ka ndodhur për 4-5 minuta.

"Merrni çfarë mase të doni, unë kam vrarë një njeri. Gjithçka ka ndodhur në ora 01.9 min për 4 ose 5 min ka qenë situata. Kam njoftuar sallën operative dhe kemi kërkuar përforcime për një njëri të dyshimtë. Kjo që ka ndodhur me mua s'do ja uroja askujt në jetë", mësohet të ketë thënë ai.  

Efektivi Hajdaraj ka kërkuar që në seancë të jetë edhe familja e Klodjan Rashës që ai të ketë mundësi të kërkojë falje publike.

Akuza zyrtare e lexuar në seancën gjyqësore policin Nevaldo Hajdaraj, është ajo e "Vrasjes së kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme", e parashikuar nga neni 83 i Kodit Penal, i cili parashikon një dënim deri në shtatë vite burg.

Avokati i të akuzuarit, Adriatik Cami, ka kërkuar një masë më të butë si "Arrest Shtëpie" për situatën familjare në të cilën ndodhet efektivi Nevaldo Hajdaraj.

Nevaldo Hajdaraj efektivi që vrau 25-vjeçarin Klodjan Rasha

VIDEO -Seanca gjyqësore

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:03
Detaje nga hetimet për vrasjen e Klodjan Rashës/ Kamerat e sigurisë që pritet të zbardhin ngjarjen

Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarje e rëndë e ndodhur mëngjesin e së martës, kur efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj, vrau 25-vjeçarin Klodjan Rasha.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, bën me dije se ekzistojnë pamje filmike të kamerave të sigurisë në bizneset përreth, të cilat pritet që të zbardhin shumë për dinamikën e ngjares. Në veccanti një kamera kamera afër një servisi e cila mendohet se ka kapur pamjet e goditjes.

Në lidhje me hetimet pritet të ketë ekzaminime dhe eksperimente të tjera, duke nisur që nga arma e gjetur në një pellg me ujë deri te verifikime për sjelljen e efektivit.  

Distanca e qitjes është element mjaft i rëndësishëm pasi nëse verifikohet që distanca është e largët nuk do të kishim reagim në kushtet e mbrojtjes së nevojshme

 

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Theresa: 11/12/2020 19:33

    Kur Oficeret e policise duan te bejne Kontroll mos ik me vrap se me kaq Shpejtesi sa ti fugon, po me kaq Shpejtesi te iken edhe Jeta!!! Cfar deshe ne ate Ore te Nates jashte dhe pse nuk i ndalove Oficerave te plicise??? Per mua Polici ka bere Detyren me gjith Keqardhjen per Viktimen.

    Përgjigju
  • Polici eshte hero: 11/12/2020 12:38

    Nuk ke faj, te shiten te ben mish per top plehrat e politikes dhe medias. Sipas ligjit qe eshte ne fuqi polici ka te drejte te qelloje pa paralajmerim nese gjykon qe eshte ne rrezik nga nje njeri i armatosur dhe qellon ne trup. Polici ka zbatuar ligjin, sot po thone jo po nuk ka rendesi nese viktima ka patur arme apo fajin e ka polici ka qelluar nga larg. Polici beri detyren, i lumte dora shpetoi Tiranen nga nje kriminer ordiner.

    Përgjigju
    • Ti: 11/12/2020 20:18

      "Polici eshte hero" dil me emrin tend o legen, plehre. Qenke i tredhur qe ne femijeri me duket, paske mllef te madh.

    • Per polici esht hero: 11/12/2020 17:10

      Ma nxirr pak ligjin mbinoerdorimin e armeve te zjarrit qe i jep te drejt policit.se simas ligjit qe di un polici i ka kapercyer hapat dhe ka vajt direkte te hapi parafundit qe qellon nga kembet dhe i fundit ne trup.ama kjo behet kur te kercenohet jeta jo kur krimineli i supozuar esht me shpin duke vrapuar.i ka gjuajtur nga mrapa kir viktima ishte duke vrapuar .polici sesht hero.po esht toc.se ja futi vetes dhe shokeve.i futi ne bela.taninte kapi sapunin te banjo burgut se ska cte bej.

    • Free: 11/12/2020 13:15

      O rrot K. Sipas teje jeta e miletit eshte ne dore te gjykimit te policit? O debil Policia eshte ne sherbim te popullit dhe jo bande qe interpreton ligjin sipas gjykimit personal. Truni jot 2 leksh nuk e kupton se ai lloj gjykimi qe ke sjell vetem konflikt. Ti o je K ose provokator bq interneti.

  • Loran shehu: 11/12/2020 12:36

    O ta vrafshin ter fisin o pler nga memaliaj

    Përgjigju
  • Biku: 11/12/2020 11:55

    Faji esh i shtetit qe i jep arme policeve pa i trajnuar

    Përgjigju
  • Zbulimi: 11/12/2020 11:48

    Po pse zbulohen policia në këtë mënyrë o njerëz...???

    Përgjigju
  • Ops: 11/12/2020 11:41

    O Nevi je djale floripor jo per polic , une te njoh zemeren e ke te bardhe por vrave nje njeri te pa fajshem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mbyllja e TikTok në Shqipëri/ The Telegraph: Ndalimi i parë i këtij lloji në Europë

Mbyllja e TikTok në Shqipëri/ The Telegraph: Ndalimi i parë i këtij lloji në Europë