Detaje nga vrasja e ish-anëtarit të bandës së Lushnje/ U qëllua 7 herë me silenciator në sy të dy klientëve... vëllai i tij i dënuar përjetë

LUSHNJE- Detaje të reja dalin në dritë lidhur me vrasjen e Enver Boriçit në Lushnjë. Burime zyrtare pranë grupit hetimor konfirmojnë se ish- anëtari i bandës së Lushnjës, u qëllua me 7 plumba pistolete me silenciator brenda në lokalin e tij, në lagjen “Kadri Gjystri”.

52 vjeçari u qëllua për vdekje mëngjesin e të shtunës, në sy të dy klientëve që ndodheshin brenda në lokal. Autori ende i paidentifikuar, i maskuar dhe me pistoletë të dorë hyri brenda në lokal duke qëlluar me 7 plumba në kokë Boriçin. Burime pranë policisë sqaruan se e vetmja pistë që po hetohet është ajo e hakmarrjes për shkak të së kaluarës së tij dhe të vëllait të tij, Arben Boriçit, i dënuar me burgim të përjetshëm. Arben Boriçi është cilësuar si krahu i djathtë i Aldo Bares, ish- kreut të bandës së Lushnjës.

Vrasja e Enver Boriçit, për grupin hetimor dyshohet të ketë ndodhur për shkak të hakmarrjes, lidhur me ngjarjet dhe ekzekutimet e mëparshme të bandës famëkeqe të Lushnjes.

Deri më tani, policia e Lushnjes ka shoqëruar për të marrë në pyetje një numër të lartë personash që mund të kenë dijeni për rrethanat e krimit, e ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Indrit: 19/12/2019 20:16

    O vjeshta matu mire me fjalorin se ndoshta nuk te vjen me vjeshta anjeher. Mos u merr me llafe grash

    Përgjigju
  • vjeshta: 18/12/2019 18:24

    Kta Boricët duhet të jenë prej Shkodret, se lushnjakë lepurusha nuk janë!?

    Përgjigju
    • Lushnja: 20/12/2019 17:37

      Po qe per lepuj bujrum vlla e shikon cjemi

    • Fieri: 19/12/2019 19:10

      Boricet rrac ... e diskretituar totalisht , flas per fierin pupupu ti fusesh ne furr ti pjekesh te gjall

    • Dori: 19/12/2019 11:53

      Ja provoje ti o trim njeher me lepurushat dhe e shikojme si del

    • Dori: 19/12/2019 11:50

      Cfar thua o mik pse u dashka te jete shkodran Borici ka dhe Fieri

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Basha me kampionin e boksit Mario Cani: Shqiptarët kërkojnë mundësinë, shkëlqimin dhe suksesin e arrijnë vetë

Basha me kampionin e boksit Mario Cani: Shqiptarët kërkojnë mundësinë, shkëlqimin dhe suksesin e arrijnë vetë