Detaje nga vrasja në Vlorë/ 47-vjeçari u qëllua me 7 plumba, çfarë dëshmojnë gruaja dhe 4 vëllezërit (VIDEO)

VLORË-Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi pranë derës së shtëpisë së 47-vjeçarit, Laver Tozaj. Burime për Report Tv bëjnë me dije se mbi Tozajn është qëlluar 7 herë, dy prej të cilave në kokë dhe 5 të tjerat në pjesën e gjoksit dhe kraharorit.

Dyshohet se ka qenë një autor i vetëm, kjo për shkak se është qëlluar shumë afër dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke shfrytëzuar faktin që nuk kishte drita. Gjithashtu, dyshohet se ai e njihte mirë zonën.

Shqiptarja.com ka sjellë foto të viktimës, e ndërsa në vendngjarje vihen re njollat e gjakut. Pista e vetme e hetimit është ajo e hakmarrjes që lidhet ngushtësisht me të shkuarën e tij kriminale si trafikant droge, pasi nga kontaktet me banorë të zonës, mësohet se nuk ka pasur asnjë konflikt në fshat.

"I njihnim si persona. Jo nuk ishin problematikë. Ne nuk ndihemi të rrezikuar, se s'kemi bërë. Janë shumë të rregullt si familje. Katër vëllezërit që janë aty janë shumë të qetë", tha një fqinje.  Policia ka marrë në pyetje 15 persona, mes tyre dhe gruan dhe vëllezërit, të cilët kanë mohuar të kenë pasur konflikte.

Viktima Nikola Ikonomi ishte me precedencë të mëparshëm penal, ku në vitin 2011 Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e kanë dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim për trafik droga. Ai kishte ndërruar disa emra Laver Tozaj, më pas në Xhaferr Tozaj dhe së fundmi në Nikola Ikonomi.

Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka akuzuar viktimën për trafikimin e 1146 kilogramëve kanabis në drejtim të Greqisë, ngjarje e ndodhur në vitit 2005. Sipas Prokurorisë, ngjarja për të cilën janë të pandehur personat e dërguar në gjykim, ku në krye të listës ka qenë Tozaj, ka ndodhur më 17 mars 2005, në pikën e kalimit kufitar Kakavijë ku është sekuestruar sasia prej 1146 kilogramë lëndë narkotike marijuanë. Droga ishte ngarkuar në një kamion që kishte si destinacion, kalimin në territorin e shtetit grek.

Video, momenti kur viktima sillet në spitalin e Vlorës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:19
Kush është Laver Tozaj i cili u ekzekutua me 7 plumba në lagjen e tij në Selenicë (FOTO)

1565255639_lavertozaj.jpg

Report tv siguron foton e Laver Tozajt i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në lagjen e tij në Selenicë me 7 plumba, dy prej të cilave në kokë dhe 5 të tjerat në pjesën e gjoksit dhe kraharorit.

Viktima kishte ndryshuar tre herë emrin. Emri i fundit që përdorej prej tij ishte Nikola Ikonomi  është me precedencë të mëparshëm penal, ku në vitin 2011 Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e kanë dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim për trafik droga. Fillimisht quhej Laver Tozaj, më pas në Xhaferr Tozaj dhe së fundmi në Nikola Ikonomi.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dud: 08/08/2019 15:45

    Fshati, nuk eshte faji i boces,por bocarit! Bocen e ka fal perendia! Ramires bocari e dhjet, edhe pse merr bocen me te mire... Ka hy mhak,mori nje lak! Thot il popolo

    Përgjigju
  • Fshatari: 08/08/2019 12:14

    Gjynah i shkreti se dhe koka i qënka bërë si boce Hashashi aq shumë ka menduar vetëm për atë M barishte..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë