DETAJE/ Sherr, dhunë e xhelozi një ditë pasi burri kthehet nga kurbeti, pse qëlloi me armë gruaja në Belsh. Flasin fqinjët

Belsh- Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbëmë në fshatin Seferan të Belshit, ku 54 vjeçarja Adelina Abazi ka kanosur me armë bashkëshortin e saj, Mylazim Abazin 58 vjeç.

Shkak për këtë është bërë dhuna që 58 vjeçari ka ushtruar ndaj bashkëshortës së tij, e cila ka marrë kallashnikovin dhe ka qëlluar disa herë në ajër për të trembur bashkëshortin. Mësohet gjithashtu se sherri në familjen Abazi lindi pasi kryefamiljari që punonte si emigrant në Itali nuk kishte sjellë para në shtëpi. Gruaja ka shfaqur shenja xhelozie, e sherri ka degjeneruar në dhunë e përdorimin e armës.

Policia që mbërriti në vendin e ngjarjes gjeti armën automatike të hedhur në një gropë uji. Grupi hetimor ka sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarri  me një krehër me 18 fishekë, si dhe 2 gëzhoja të qitura nga arma automatike.

Arma automatike me të cilën qëlloi gruaja

Por çfarë mendojnë banorët e zonës për këtë familje. Të pyetur nga Report Tv, ata shfaqin opinione të ndryshme. Sipas tyre, 58-vjeçari ka qenë emigrant në Itali dhe sapo ishte kthyer në shtëpi, ndërsa gruaja e akuzonte pse se nuk kishte sjellë para.

“Nuk i njihnim janë njerëz të egër, kanë ardhur nga Gramshi. Ne jemi vendalinj këtu. Kuptove? Nuk flasin, ata në punë të tyre, ne në punën tonë”

Shaqir Gjoshi

 

“Ishin familje e ndershme, e respektueshme, sidomos Adelina, shumë zonjë grua. U shtangëm për atë që ndodhi dje. Ngelëm pa fjalë. I shoqi rrinte jashtë ka edhe dy tre djem të mrekullueshëm”

Liljana Kasa

Çifti është arrestuar në flagrancë dhe ndaj tyre është ngritur akuza e  “Dhunës në familje”,  “Armëmbajtjes pa leje” dhe “Kanosjes”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë