Tiranë/ Zbardhet letra për prindërit e amerikanit që vrau gruan, 2 qentë e veten: Më falni, s'hoqa dorë nga veset! Njerëzit e dashur do i marr me vete

TIRANË - Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë  që tronditi Tiranën mbrëmjen e 19 gushtit 2024. Shtetasi amerikan Matthew James Wertz, që punonte si mësues në një privat 'Albanian College Tirana' mbyti gruan me litar, vrau qentë me shkop bejsbolli dhe më pas vari veten në banesën me qira ku jetonin. 

Siç bëhet me dije nga gazetarja Keti Banushi, ngjarja e rëndë mund të ketë ndodhur natën teksa po gdhihej dita e hënë (19 gusht) 

53 vjeçari kishte lënë një letër ku i drejtohej prindërve dhe iu kërkonte falje se nuk ishte bërë burrë dhe nuk kishte hequr dorë nga veset, "duke shtuar se njerëzit e dashur po i merr me vete". Më pas u shkruante emrat e disa personave që u kishte borxh dhe u thoshte që lekët që kishte lënë në kartë mjaftonin për të shlyer borxhet.

Ekspertiza kaligrafike ka vwrtetuar se letra wshtw shkruar prej tij. 

Dyshohet se vuante nga depresioni

Profesori amerikan kishte 4 vite që jetonte në Shqipëri.  Dyshohet që ngjarja të ketë ketë ndodhur në kushte depresioni, ndërsa kishte 1 muaj që ishte vendosur tek shtëpia private me qera, në zonën e trenit. Jo i njohur shumë në lagje, si fqinj të ri, banorët e kujtojnë mësuesin e shkollës private ‘Albanian College Tirana’, bashkë gruan dhe dy qentë, që hynin e dilnin nga shtëpia, përshendesnin, blinin 2- 3 birra. Më bashkëshorten, indonezianen, Saragih Sartika 48 vjeçe, kolëgët kanë dëshmuar se shkonin mirë.

 “Ajo ishte frymëzim për të, kujdeseshin për njeri tjetrin” ka treguar njeri prej tyre. Por kohët e fundit Mattew, ishte mbyllur në vetvete. Shqetësim të cilin e kishte shprehur edhe partnerja te miqtë e tij. 

Në banesën e çiftit amerikan
Pasditen e 19 gushtit fillimisht është gjetur trupi i pajetë i amerikanit i vetëvarur, ndërsa më pas në një dhomë të kyçur është gjetur trupi i pajetë i bashkëshortes së tij me origjinë nga Indonezia, por me pasaportë amerikane dhe 2 qentë e vrarë. 55-vjeçari amerikan, pasi e ka mbytur gruan, Saragih Indah Lilis Sartika, e ka mbuluar trupin e saj me rroba dhe sipër tyre ka vendosur 2 trupat e vrarë me shkop bejsbolli të dy qenve. 

Matthew James Wertz kishte munguar të hënën në punë dhe kjo kishte shqetësuar drejtorin e shkollës Albanian College Tirana i cili ka shkuar në banesën e tij në rrugën ‘Vangjel Noti’ në Laprakë, në kryqëzimin e rrugës "Valbona" me rrugën "Ramazan Ceku". Kur ka hapur derën ka gjetur trupat e pajetë dhe ka njoftuar policinë. 

Autopsia e kufomave do të kryhet sot në Insitutin e Mjeksisë Ligjore Tiranë. Ndërsa të gjitha provat e sekuestruara do ti nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme kriminalistike dhe Mjeko-Ligjore.

Policia deklaroi mbrëmë se është sekuestruar si provë dhe një letër e shkruar me shkrim dore në gjuhën angleze në të cilën përshkruan veprimet që ka ndërmarë autori. Po kështu janë sekuestruar dhe dorëshkrimet e mëparshme, një shkop bejsbolli dhe 4 laptop. Matthew James Wertz kishte 4 vite që jetonte në Shqipëri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:28
Mbyti gruan dhe dy qentë, më pas vari veten, ja banesa në Laprakë ku mësuesi amerikan kreu krimin! E kishte marrë me qira 1 muaj më parë

Shtetasi amerikan Matthew James Wertz, që punonte si mësues në një privat 'Albanian College Tirana' kishte një muaj që jetonte në banesën e marrë me qira, në Laprakë ku mbyti bashkëshorten dhe 2 qentë e tij dhe i dha fund dhe jetës së vet.

53 vjeçari që punonte si mësues kishte 4 vite që jetonte në Shqipëri.

Report Tv shkoi në Laprakë në banesën ku jetonte çifti amerikan dhe që ishte e rrethuar ende me shirit e skenë krimi.  Shitësja e një dyqani aty afër tha se çifti ishte i komunikueshëm e blinin më së shumti birra.

Aty  Matthew James Wertz jetonte me gruan e tij  Saragih Indah Lilis Sartika dhe dy qentë. 

Edhe sot paradite policia vijon të mbledhë provat në banesë.

Provat që u sekuestruan në banesë 

litarët e gjendur në trupin e dy kufomave;

- një letër e shkruar me shkrim dore në gjuhën angleze në të cilën përshkruan veprimet që ka ndërmarë autori;

- dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Mattheë Janes Wertz;

- dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Mattheë JanesWertz të sekuestruara në shkollën private ku ai jepte mësim;

- një telefon celular;

- katër kompjutera laptop;

- një shkop bejzbolli;

- një shumë parash në lekë shqiptare dhe valuta të huaja;

- një automjet tip Mercedes A Class, me targë AA 510 YP në pronësi të shtetasit Mattheë Janes Wertz.

G.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • idiot i dobishem: 20/08/2024 10:16

    gjeja me e mire qe paska bere qe paska vrare qente, po te jetosh me qene ca mund te presesh tjeter si ata behesh

    Përgjigju
    • Artan: 20/08/2024 13:01

      Vetem pjesen e pare te nofkes e ke me vend, je idiot, por s'i hyn kujt ne pune

    • Tan_Tironci: 20/08/2024 12:44

      Qente si puna jote e ke fjalen. Ti je nga Ata tipa qe nuk e meriton respektin dhe besnikerine e tyre.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës