Detaje të reja nga çmontimi i bandës së 'hajdutëve të xhepave' në Greqi! Kreu i bandës shqiptare çoi në vetëvrasjen e një të riu se i kishte 10 mijë euro borxh

Detaje të reja nga çmontimi i bandës së 'hajdutëve të xhepave' në Greqi! Kreu i bandës shqiptare çoi në vetëvrasjen e një të riu se i kishte 10 mijë euro borxh

Detaje të reja janë zbuluar pas shkatërrimit të një grupi kriminal shqiptar që kryente vjedhje në stacionet dhe mjetet e transportit publik në Greqi. Sipas mediave greke pjesëtarët e bandës janë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera. Kreu i bandës shqiptare, Marsel Bashimi akuzohet për tentativë vrasjeje. 35-vjeçari nga Gjirokastra akuzohet se ka plagosur me thike një shtetas gjeorgjian, i cili punonte delivery, gjatë një konflikti për përparësinë e mjeteve në rrugë. Ai u përgjua pas ngjarjes teksa i kërkonte anëtareve të tjerë të grupit të deklaronin të vjedhur mjetin e tij dhe të ndryshonin targat. Policia e arrestoi ditën e nesërme pas vrasjes.

Një tjetër ngjarje e rëndë është zbuluar. Kreu i grupit dhe bashkëpunëtorët e tij çuan një anëtar të grupit i njohur si “Lame” drejt vetëvrasjes, pasi ai i detyrohej banës shqiptare 10 mijë euro. Ai nuk kishte para për t'i kthyer dhe për shkak të presioneve të shumta që i bëheshin nga banda shqiptare ka kryer vetëvrasje. I riu u gjet i varur në një dhomë hoteli në “Omonia”.

Më 11 shkurt policia greke arrestoi 30 persona, mes tyre edhe shqiptarë të cilët kryenin vjedhje në transportin publik. Hajdutët që prej tetorit 2021, vepronin si grup i strukturuar ku kishin të ndarë rolet e tyre, ndërsa preja e tyre ishin pasagjerët e transportit publik.

Ata vepronin orën e pikut ku në autobus të kishte sa më shumë njerëz për t'u marrë portofolat dhe celularët , ndërsa ishin të kujdesshëm të zgjidhnin zona ku nuk kishte kamera sigurie dhe përdornin shprehje të koduara në komunikimet e tyre telefonike. Pas vjedhjeve paratë i ndanin me njëri tjetrin.

Të arrestuarit akuzohen si autorë të të paktën të 81 vjedhje ndërsa shuma e parave të grabitura shkon deri në 50 mijë euro. Në kontrollet e kryera në 20 shtëpi të anëtarëve të organizatës kriminale dhe në dy dyqane janë gjetur dhe sekuestruar 10 laptopë, 83 celularë, 11 ora, 5 kuleta, 3 çanta, byzylyk femrash me vlerë 3070 euro, 5 automjete, 2 motoçikleta, celularë, tabletë dhe laptopë, si dhe një sërë dokumentesh, shënime të shkruara me dorë dhe fatura të transportit publik.

Shqiptarët e arrestuar

Klodjan Zeneli

Artur Dine

Andi Cuko

Aldo Bramallari

Rando Ranxha

Jemi Zoto

Alma Sadiku

Reanto Prifti

Marsel Bashimi

Artur Bashimi

Enea Hyseni

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Muhamed: 24/05/2022 20:40

    Burg te perjetshem Le te kalben ne Burg Dhe Krejt te verifikohen se ku i kan parat ne emer te kujt i kan neper banka ne Shqipri Na flliqen À Po don Hajni à Po don korrupcion apo don drog flliqni Teer

    Përgjigju
  • Doctor: 21/02/2022 05:33

    Këta janë puro pellazgë

    Përgjigju
  • Shkodra: 20/02/2022 12:13

    Duken nga fytyra ca plehrash jan . Kalbini ne burg

    Përgjigju
  • semi: 20/02/2022 12:12

    keta qelbesira na turperojne kudo neper europe....prej ketyre qelbesirave shqiptaret e ndershem te emigracionit paragjykohen ,bullizohen,turperohen....plehra ju skeni atdhe..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë