ELBASAN- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me automjetin që arriti t'i ikte kontrollit të forcave blu mbrëmë në Elbasan. Në automjet dyshohet të kenë qenë dy persona, të cilët braktisën makinën buzë shtratit të lumit Shkumbin. Ata munden t'i shpëtojnë dhjetëra forcave të policisë që ishin vene në ndjekje të tyre.

Policia po punon për identifikimin e personave, pasi pronari i makinës tip "Porsche" nuk ka pasur dijeni për identitetin e tyre .

Kujtojmë se policia e Elbasanit dhe Renea kishin ngritur postblloqe në rrethrrotullimin e Brandasheshit mbrëmjen e djeshme, ndërsa forca të shumta të policisë u vendosën në ndjekje të makinës, e cila nuk i ishte bindur urdhrit të patrullës për të ndaluar duke u larguar me shpejtësi. Nuk dihet se përse drejtuesi nuk i është bindur duke ngritur dyshime që mund të kenë lidhje me vrasjen e Bujar Çelës, ndërsa policia është në ditën e dytë të zbulimit të autorëve.