ELBASAN-  Në një hark kohor brenda 60 sekondash është ekzekutuar mëngjesin e sotëm, teksa pinte kafenë, Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës (në kërkim për grabitjen e Rinasit më 9 prill 2019). Tre persona të maskuar si policë kanë zbrazur rreth 20 plumba, të pa shqetësuar nga askush, ku një nga autorët ka qenë i armatosur me një pushkë dhe 2 të tjerët me pistoleta, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme Çelës.

Report Tv mëson se kamerat e sigurisë kanë kapur tre autorët, të cilët zbritën nga mjeti 'Renault' dhe qëlluan në drejtim të Çelës, ndërkohë që pak minuta më pas kjo makinë me targa AA 876 DC u gjet i djegur, pak km nga vendi i ngjarjes, më konkretisht në fshatin Murras.

Ekzekutimi mafioz ka ndodhur rreth orës 05:45, atëherë kur Çela konsumonte çdo mëngjes kafenë, për shkak se punonte taksist ku priste udhëtarë që vinin me autobusë nga Greqia. Makina e tij tip "Benz" me targa AA 020 UZ, që e përdorte si taksi ishte parkuar në hyrje të lokalit në Bradashesh, ku Çela po konsumonte kafenë. Pronari i hotelit ku u ekzekutua Çela tha se kishte dëgjuar zhurmë, e ndërsa e cilësoi atë si një njeri shumë të mirë, aspak problematik.

Report Tv ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ajo çfarë ka mbetur nga ai ekzekutim është çakmaku dhe cigaret e Çelës, teksa në muret e lokalit janë të dukshme shenjat e plumbave. Në vendngjarje janë sekuestruar 20 gëzhoja. Forca të shumta të RENEA-s janë përqendruar në Bradashesh ku po zhvillojnë kontrolle të shumta dhe kanë ngritur postoblloqe. Deri tani janë shoqëruar 6 persona nga dy familje që mendohet se mund të kenë dijeni apo të dhëna për ekzekutimin e Bujar Çela.

Pista kryesore e hetimeve është për shkak të përfshirjen kriminale të vëllait të tij, Talo Çela në grabitjen e Rinasit si dhe dyshimet për disa vrasje në Durrës, mes tyre dhe vëllezërve Haxhia në Durrës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:50
Kontrolle për vrasjen e Bujar Çelës, forcat RENEA mbërrijnë në Elbasan (VIDEO)

Policia e Elbasanit dhe Renea kanë ngritur postoblloqe në rrethrotullim e Brandasheshit, dyshohet se ky kontroll po bëhet në lidhje me vrasjen e Bujar Çelës.

Ora 13:19
Plumbat në muret e lokalit, çakmaku dhe cigarja në tavolinë...çfarë ka mbetur në vendin e ngjarjes ku u ekzekutua vëllai i Talo Çelës

Report Tv është zhvendosur në Bradashesh , në vendin ku është ekzekutuar Bujar Çela. Siç shihet në pamjet që Report Tv shenjat e plumbave janë të dukshme në ambientet e lokalit, ku po konsumonte kafenë e mëngjesit Çela. Në tavolinë ka mbetur çakmaku dhe cigarja që konsumonte Çela.

1600341692_elbasan001.jpg

Kamerat e sigurisë në lokal, shenjat e plumbave dhe çakmaku në tavolinë
Ora 09:58
Vëllai i Talo Celës u ekzekutua në 60 sekonda, 20 gëzhoja në vendin e ngjarjes! Kamerat filmuan 3 autorët

Report Tv mëson se kamerat e sigurisë kanë kapur tre autorët të cilët kanë ekzekutuar vëllanë e Talo Çelës, të cilët zbritën nga mjeti 'Renault; që u gjet i djegur disa km larg vendngjarjes. Mësohet se një nga autorët ka qenë i armatosur me një pushkë dhe 2 të tjetër me pistoleta të cilët kanë qëlluar me breshëri armësh në harkun kohor prej 60 sekondash, të pa shqetësuar nga askush duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pista kryesore e hetimeve është për shkak të përfshirjen kriminale të vëllait të tij, Talo Çela në grabitjen e Rinasit si dhe dyshimet për disa vrasje në Durrës. Në vendngjarje janë sekuestruar 20 gëzhoja.
 

Ora 08:37
Duke larë me zorrë uji gjakun në vendngjarje/ Flet pronari i lokalit: Bujar Çela ishte njeri shumë i mirë, jo problematik (VIDEO)

Report Tv ka siguruar dëshminë e pronarit të lokalit, ku u ezkekutua Bujar Çela. "Pinte kafe në mëngjes. S'ka pasur probleme fare. Ka qenë shumë- shumë i mirë. Isha brenda kur ndodhi ngjarja", thotë ai, teksa shihet shumë i qetë duke larë me zorrë uji gjakun e mbetur nga vrasja.

Ora 08:35
FOTO/ Ky është vëllai i Talo Çelës që u ekzekutua teksa pinte kafenë, punonte taksist në të zezë

Report Tv ka siguruar foton e Bujar Çelës, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm teksa pinte kafenë e mëngjesit.

Ora 08:22
Kush është Bujar Çela/ Punonte si taksist në të zezë, priste udhëtarët që vinin me autobusët e Greqisë

1600324673_bujarcela.jpg

Viktima Bujar Çela

Report Tv mëson se Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës, punonte si taksist pa licencë. Ai priste udhëtarët që vinin me autobusët e Greqisë.

1600322571_Makina.JPG

Makina që Bujar Çela përdorte për të punuar si taksist
Ora 08:01
Atentati në Elbasan/ Vëllai i Talo Çelës u ekzekutua nga tre persona, autorët të veshur me uniformë policie

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i vëllait të Talo Çelës, Bujar çela. Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi raporton se kanë qenë tre persona, të veshur me uniformë policie që kanë hyrë në lokal dhe kanë ekzekutuar me armë zjarri Bujar Çelën, teksa po pinte kafenë e mëngjesit.  Mjeti që po shihni në foto është makina në pronësi të Bujar Çelës. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit të Elbasanit. Mësohet se zona është e monitoruar me kamera, për shkak se aty pranë janë tre karburante, të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e të gjithë dinamikës së ngjarjes.

Ora 07:37
Kush është Talo Çela, njeriu më i kërkuar i momentit që sot iu ekzekutua vëllai kur po pinte kafenë e mëngjesit

Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Çela  është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 9 prill 2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Talo Çela, vëllai i viktimës

Gjithashtu ky ai dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të 2 vëllezërit  Haxhia në Durrës.  Emri i Talo Çelës ka dalë në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia. E bashkë me të, Report Tv mëson ekskluzivisht, se në kërkim është shpallur edhe Nuredin Dumani. Bashkëpunëtori i drejtësisë ka deklaruar se ditën e vrasjes kanë qenë edhe vetë Talo Çela dhe Nuredin Dumani, dhe e gjitha sipas tij lidhet me disa lekë të humbura.  

Deri tani në pranga për vrasjen e dy vëllezërve janë 22-vjeçari Klevis Alla, që bashkëpunoi me policinë duke treguar se ku kishin hedhur armët e krimit të përdorura në atentatin ndaj vëllezërve Haxhia dhe Altin Ndoci. Ndërsa në këkrim janë Talo Çela dhe Nuredin Dumani.

Vëllezërit Haxhia të vrarë në Durrës
Ora 07:35
'Skenë krimi'/ Ky është lokali ku u ekzekutua vëllai i Talo Çelës teksa pinte kafenë e mëngjesi! Pamje nga vendngjarja

Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua vëllai i Talo Çelës, Bujar Çela. Mësohet se ai është ekzekutuar teksa po pinte kafenë e mëngjesit në një lokal në Bradashesh.

Ora 07:30
Ekzekutimi i vëllait të Talo Çelës/ Gjendet e djegur një makinë në Elbasan (VIDEO)

Gjendet një makinë e djegur në fshatin Murras, dyshohet se u përket autorëve. Report Tv sjell foto nga automjeti i djegur,  tip 'Renault' me targa AA 876 DC. 

Makina e djegur sot që dyshohet se përdorën autorët për vrasjen