Detaje të reja nga vrasja e 37-vjeçarit shqiptar në Greqi, ishte ulur në tavolinë me bashkatdhetarin që shkëmbeu të shtëna me 'bandën L'

Detaje të reja nga vrasja e 37-vjeçarit shqiptar në Greqi, ishte ulur në tavolinë me bashkatdhetarin që shkëmbeu të shtëna me 'bandën L'

Pëllumb Islami

GREQI - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 37-vjeçarit shqiptar Pëllumb Islami në një kafene në Nea Joni të Athinës. Fillimisht kishte informacione të paqarta dhe akuzoheshin anëtarë të një bande kriminale të quajtur 'Team L' që ka selinë në një klub të madh në rrugën Liosion.

Mediat greke shkruajnë se në momentin e të shtënave në dyqan ndodheshin shumë shqiptarë, me precedentë penalë, njëri prej të cilëve ishte ulur në të njëjtën tavolinë me 37-vjeçarin shqiptar dhe një grua ende të panjohur. Sipas ‘Newsbombgr’, ka patur shkëmbim të shtënash mes grupit kriminal dhe një bashkatdhetari që ishte ulur në tavolinë me shqiptarin.

Për arsye të pazbardhura, as pronari i lokalit dhe as tre bashkatdhetarët e tij nuk japin asnjë shpjegim për ngjarjen. Pasi anëtarët e bandës kriminale qëlluan me armë, nxituan të zhdukeshin duke u larguar me një automjet ‘Jeep’ luksoz dhe një makinë tjetër. Ata dyshohet se janë arratisur drejt Shqipërisë.

Të dyja makinat janë zbuluar nga kamerat e sigurisë që ishin fillimi për të identifikuar shumë shpejt autorët e vrasjes.

Një tjetër pikë ku po kryhen hetime janë te plagosja e rëndë e djalit 16-vjeçar të pronarit të kafenesë nga një 15-vjeçar i cili donte t’i merrte celularin. Kjo ngjarje ndodhi 2 ditë para krimit në lokal. Sulmuesi 15-vjecar është arrestuar por burime për mediat greke bëjnë me dije se nuk ka lidhje me vrasjen e Pëllumb Islamit.

Kujtojmë se hidrauliku shqiptar Pëllumb Islami nga Delvina u vra në Athinë pas plumbave të shkrehur nga anëtarët e grupit famëkeqe të quajtur ‘Team L’, që kontrollojnë prostitucionin dhe trafikun e drogës në kryeqytetin grek. Ata kontrollojnë një klub të njohur në Athinë nga ku komandohet rrjeti i prostitucionit dhe eskortave. Sipas mediave greke Erlis Salaj është kreu i bandës së shqiptarëve të ‘Team L’.

Pëllumb Islami 37 vjeç ishte duke parë ndeshjen në një lokal në Athinë, kur e kapën plumbat e shkrehur mes 7 shqiptarëve që u përfshinë në një debat ende pa u ulur në tavolinë dhe më pas kanë dalë jashtë dhe kanë shkrehur armët. Oficerët e policisë që u ndodhën në vendngjarje gjetën 6 gëzhoja një makinë 'Jeep' të tipit amerikan që ndoshta i përkiste njërit prej anëtareve të grupit shqiptar.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy