Detaje të reja nga vrasja e gruas shqiptare në Itali, bashkëshorti pranon krimin nga spitali

Detaje të reja nga vrasja e gruas shqiptare në Itali, bashkëshorti pranon krimin nga spitali

Eduard dhe Laureta Zyberi

Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga vrasja e 43-vjeçares shqiptare Laureta Zyberi nga bashkëshorti i saj mbrëmjen e 31 Janarit në Genoa të Italisë. Mediat italiane shkruajnë se gjatë marrjes në pyetje të policëve, ai ka folur  dhe ka pranuar vrasjen e bashkëshortes.

Javën e ardhshme pasi të stabilizohet plotësisht gjendja e tij, pritet që të merret në pyetje sërish për të hedhur dritë mbi vrasjen.

Sipas mediave italiane Eduart Zyberi, 53 vjeç, e goditi 10 herë me thikë gruan duke e lënë të vdekur në vend në një banesë ku ajo punonte.  Deri më tani pista e hetimit ku po përqendrohen më shumë autoritetet është ajo e xhelozisë. Për të zbardhur më shumë detaje nga vrasja janë marrë në pyetje edhe fëmijët e çiftit. Ata kanë pohuar se mes Lauretës dhe Eduartit nuk ka pasur asnjë konflikt apo përpjekje për t’u divorcuar. Eduart Zyberi punonte si murator ndërkohë sëbashku me bashkëshorten kishin shkuar në Itali në vitin 1996 dhe ishin të martuar prej 25 vjetësh

Eduart Zyberi, 53 vjeç , gjatë natës iu nënshtrua një operacioni pasi pas krimit të rëndë kishte tentuar që të vrasë veten.

43-vjeçarja u gjet e pajetë, e mbuluar nga gjaku, nga pronari i shtëpisë ku punonte, ndërkohë që sipas mediave autor i kësaj ngjarjeje të rëndë është pikërisht burri i saj Eduard Zyberi 54-vjeç.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja