Detaje të reja nga vrasja e Klevi Bahos në Broshkë të Elbasanit...pista e hetimit dhe miqësia me vëllezërit Tafili

Detaje të reja nga vrasja e Klevi Bahos në Broshkë të Elbasanit...pista e hetimit dhe miqësia me vëllezërit Tafili

ELBASAN- Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen Klevi Bahos në Broshkë të Elbasanit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se një nga pistat kryesore për të cilën po heton policia është hakmarrja.

Më 13 shkurt të vitit 2016, vëllai i viktimës, Aldo Baho i ka shpëtuar një atentati në Itali, dhe Klevi në shenjë hakmarrje i ka goditur autorët me shkop bejsbolli duke i lënë me dëmtime shumë serioze në kokë. Rrahja e tyre është bërë në një kohë kur Aldo Baho, ka qenë në burgun e Peqinit, ku dhe lidhi miqësi të fortë me vëllerëzit Tafili, të njohur në opinionin publik për tentativën e arratisjes nga burgu vite më parë. 

Sipas policisë, atentatorët dyshohet se kishin të paktën dy javë që ruanin vëllezërit Baho dhe më 1 korrik arritën të vrisnin njërin prej tyre.

Si ndodhi ngjarja?
Klevi Baho ka qenë në këmbë buzë rrugës Elbasan-Peqin pranë një karburanti, teksa një person i maskuar ka ardhur dhe i është drejtuar duke i thënë: Ti je Klevi? 22-vjeçari është përgjigjur duke thënë: Nuk jam unë. Është larguar dhe në atë moment i ka telefonuar vëllait të tij i cili ka mbërritur menjëherë me automjetin tip Audi me targë AA 33 AZ. Të dy kanë hipur në makinë dhe janë larguar në drejtim të banesës së tyre që ndodhet më shumë se dy kilometra larg nga rruga nacionale.  Sapo dy vëllezërit kanë marrë rrugën drejt shtëpisë, pas tyre është vënë një tjetër automjet, një Benz, i cili ka nisur të qëllojë me armë teksa makinat ishin në ecje. Me plumba në kokë dhe trup, Klevi Bako ka mundur të dalë nga makina, ndërsa vëllai i tij ka mbetur aty dhe ndihmën e parë ja kanë dhënë familjarët që dolën menjëherë pasi dëgjuan të shtënat. E kanë dërguar me urgjencë pranë Spitalit kirurgjik nga ku raportohet se ka marrë tre plumba në shpatull, ndërsa prej afro 40 minutash nuk kanë mundur të gjejnë djalin e vogël të tyre. 22-vjeçari u gjet nga familjarët pas disa kërkimesh  poshtë një ure që lidh rrugën nacionale me fshatin. I riu ka qenë me shenja jete dhe familjarët e kanë çuar në spital, por nuk ka mundur t'i rezistojë plagëve të marra dhe aty ka ndërruar jetë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive