Plani i arratisjes,ndahen vëllezërit 
Tafili, pezullohen lejet nga burgu

Plani i arratisjes,ndahen vëllezërit <br />Tafili, pezullohen lejet nga burgu
PEQIN – Dy ditë nga tentativa e vëllezërve Tafili dhe dy të dënuarve të tjerë, Fran Marashi e Gëzi Guri për t’u arratisur nga burgu i Peqinit, administrata e burgut të sigurisë së lartë ka veçuar në dy ambiente të ndryshme protagonistët e kësaj ngjarje.

Burime për A1Report thanë se Genc Tafili ndodhet në qelitë e zakonshme të burgut pasi për të ka një dënim të formës së prerë ndërsa vëllai i tij Admir Tafili në ambientet e paraburgimit të sigurisë së lartë.

Të njëjtat burime thanë se në burgun e sigurisë së lartë në Peqin janë pezulluar lejet shpërblyese për një periudhë të papërcaktuar, pasi pritet që hetimet e nisura nga Prokuroria të zbardhin shkeljet e kryera me lejen e dhënë Genci Tafilit.

Vëllezërit Tafili veç veprave penale për të cilat akuzohen tani do të përballen dhe me akuzën e tentativës së arratisjes si dhe mbajtjes së sendeve të ndaluara në ambientet e burgut si telefonat celularë dhe mjetet prerëse si lima e sharra.

Tentativa e arratisjes, shtyhet seanca gjyqësore për 4 të dënuarit 
Gjykata e Elbasanit ka shtyrë për nesër seancën gjyqësore për 4 të dënuarit, Admir Tafili, Genci Tafili, Fran Marashi dhe Gëzim Gurin. Këta të 4 akuzohen se po përgatiteshin për të vënë në zbatim një plan arratisjeje.
 
Mësohet se shtyrja e seancës është bërë pasi nga Prokuroria e Elbasanit pritet të lëshohen urdhër-arreste të tjera, ndërkohë që deri tani janë vënë në pranga 6 punonjës të burgut të sigurisë së lartë në Peqin dhe një person i 7 i cili dyshohet se do i ndihmonte të burgosurit nga jashtë.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Barcelona rikthehet e 2 në La Liga, Liverpool shpërdoron kundër Aston Villa-s! Fitore jetike për Udinesen e Cannavaros

GOLAT/ Barcelona rikthehet e 2 në La Liga, Liverpool shpërdoron kundër Aston Villa-s! Fitore jetike për Udinesen e Cannavaros