Zbardhen detaje të reja mbi Shefin e Transporteve në Sarandë, Kelment Balili i akuzuar nga Partia Demokratike si koka e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Mediat greke shkruajnë se Balili është shpallur në kërkim më 9 maj, i dyshuar si kreu i një grupi të trafikimit të marijuanës nga Shqipëria në vende të tjera të Europës.

klemend Balili
(Kelmend Balili, si ishte në vitin 2006 (majtas) dhe foto e kohëve të fundit (djathtas)

Po ashtu mediat greke kanë zbardhur edhe emrat e dy bashkëpunëtorëve të Balilit, Petro Dalanaj e Kleanth Palaj për të cilët thuhet se transportuan drogën 678.5 kg drogë, që u sekuestrua nga policia greke në një ishull në Greqinë e Veriut.

Sipas policisë greke, Dalanaj dhe Palaj ishin udhëruar nga Balili për të transportuar drogën nga Saranda në Zakytho, ndërsa greku Alifandi Georgio ishte krahu i tij i djathtë.

Trafikantët, shkruajnë mediat greke përdornin skafe për të transportuar marijuanën nga Shqipëria për në Greqi dhe më pas, përdornin kompani transporti rrugor false për të transportuar drogën në vende të tjera Europiane.

“Të akuzuar për shkelje të ligjit N433/13 për “lëndët narkotike” , ligjit 187 të kodit penal të “Organizatave Kriminale” dhe të nenit 8 Kod Penal “Krimet e kryera në shtetin fqinj” të akuzuar por jo të arrestuar janë tre persona, ndër ta dhe Klement Balili i Sabaudinit dhe Nazes lindur në 20/03/72 në Shqipëri dhe banues në Sarandë për shkeljet e mësipërme. Për  transportin e lëndës narkotike (kanabis të papërpunuar) nga Shqipëria në Greqi  dhe Europën Lindore, Balili kishte rolin e sponsorit dhe të organizatorit dhe drejtonte transportin në sasi shumë të mëdha  me rrugë tokësore me kamiona të mëdha dhe nga deti me skafe. Krahu i tij i djathtë që merrej me transportin dhe magazinimin nga Greqia e tutje ishte Alifandi Georgio,”  thuhet në një dokument të policisë greke.

Por vetë Kelmend Balili ka mohuar akuzat në një dalje të tij për mediat, duke i quajtur ato shpifje politike të opozitës.

Ndërkohë Policia e Shtetit, pranoi përmes një deklarate për shtyp se në bashkëpunim me policinë greke dhe DEA-n amerikane po zhvillohet një nga operacionet më të gjera antidrogë në rajon, por për shkak të hetimeve nuk ka dhënë detaje të tjera, duke mos përmendur edhe emrin e Kelmend Balilit.

Por mediat greke kanë hedhur akuza ndaj policisë shqiptare për mosbashkëpunim. Sipas rrjetit televiziv CCN, ka patur një  takim me spolicisë greke dhe shqiptare, ku këta të fundit ishin shprehur se nuk mund të kryenin arrestime për shkak të lidhjeve politike të të dyshuarit.

Dy ditë më parë në shtetin Helen u sekuestruan 700 kg drogë kanabis sativa dhe u vunë në pranga 15 persona mes të cilëve 2 shqiptarë si pjesë e një organizate ndërkombëtare kriminale në fushën e trafikut të drogës që vinte nga Shqipëria. 

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)