
Detaje të reja nga pezullimi i 7 zyrtarëve të Kadastrës së Tiranës për shpërdorim detyre. Kallëzimi nga nëna, vëllezërit Turtulli deklaruan si ndërtim pa leje godinën që ndërtoi babai i tyre. Hoteli u ndërtua në 1995 nga Beqir Turtulli, 2 djemtë deklaruan se e ndërtuan në 1998.
“Procesi i deklarimit fillon me deklarimin e djemve të saj, Elvis dhe Endri Turturlli në zyrën e ALUIZNI-t. Ky objekt është pa leje, gjë që nuk është e vërtetë, pasi në vitin 1995 ky objekt ka qenë I pajisur me certifikatë pronësie nga hipoteka në emër të ish bashkëshortit Beqir Turtulli. Dy djemtë e saj kanë deklaruar që është ndërtuar në 1998, kur mosha e tyre ka qenë njëri 18 dhe 16 vjeç”, thuhet në dosje.
Lajmi kryesor:
Nëna kallëzon 2 djemtë: Më morën hotelin 5 katësh në qendër të Tiranës, zhdukën dokumentet në Kadastër! Pezullohen 7 punonjësit që i ndihmuan! Skema si u tjetërsua prona










