TIRANË- Dy vëllezër në Tiranë me anë të mashtrimit dhe korruptimit të punonjësve të Kadastrës së Tiranës i kanë marrë pronën, hotelin 4 katësh, nënës së tyre. Bëhet fjalë për një godinë 4 katëshe dhe 1 nën tokë në qendër të kryeqytetit, pranë Gjykatës së Lartë, mirëpo planin e mirë menduar, ua ka shkatërruar vetë mamaja e tyre, duke nxjerrë në pah edhe skandalin në Kadastrën e Tiranës. Në përfundim të hetimeve, 2 vëllezërve iu caktua masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, teksa u pezulluan nga detyra 7 punonjës të Kadastrës (Erjona Pemaj, Klajdi Dervishi
Genc Tufi, Elsa Sherja, Briseida Baraj, Anisa Caka)

Skema si u tjetërsua prona
Nëna thotë se dokumentet e pronësisë mbi origjinalin janë zhdukur në hipotekën e Tiranës nga djemtë e saj. Në fund të vitit 1998 ajo është divorcuar nga bashkëshorti i saj. Në 1999 në përfundim të procesit gjyqësor, pas ndarjes së pasurisë i ka kaluar hoteli ‘Europa’. Nga viti 2005-2011 e ka dhënë me qira pasi djemtë i kishte të vegjël, pas përfundimit të kontratës së qira dhënies në 2010 e ka marrë hotelin në administrim deri në 2013. Pasi ka dalë në pension, ia ka kaluar në emër të djalit Endri Turtulli, i cili në atë kohë ishte pa punë. Gjatë kësaj kohe, Endri Turtulli ka punuar te Hotel Europa deri në 6 shtator 2020, kohë në të cilën ajo së bashku me djemtë Elvis dhe Endri Turtulli vendosën që ta shisnin te shoku i djemve, Gert Valia.

Nga shuma e shitjes, ajo me djemtë e saj ranë dakord që të merrnin 1/3 pjesë secili, ndërsa Gert Valia dhe djali i vogël Endri, i kanë kërkuar që pas restaurimit të hotelit që do të zgjaste 1 vit, do t’i kthenin shumën 350 mijë euro, që do ia jepnin me këste. Ajo sqaron se nga djemtë e saj nuk ka marrë çdo muaj shumë 500 euro, parë të cilat do t’i mundësonin pagimin e qirasë së shtëpisë. Ajo thotë se prej kohësh ua kërkon djemve detyrimin që ikanë, por jo vetëm që nuk I përgjigjen me kthimin e shumës, por as nuk I përgjigjen në telefon. Sipas saj, 2 djemtë jo vetëm që kanë falsifikuar dokumentet për tjetërsim prone, por edhe e mashtrojnë duke mos i dhënë detyrimin që i takon.  

Zbulohet skandali në Kadastër
Konflikti në familje për pronësinë e hotelit 4 katësh në qendër të Tiranës ka faktuar dhe zbuluar skandalin në hipotekë më grisjen e regjistrave të pronës. Abuzimet në Kadastër po denoncohen edhe nga vetë kreu i saj Artan Lame, i cili ka nisur hartimin e një raporti për Kadastrat e çdo qyteti për të denoncuar shkeljet në 30 vite. Deri më tani, Lame ka denoncuar abuzimet në Kadastrën e Tiranës dhe atë të Durrësit, që ka sjellë edhe nisjen e hetimeve nga ana e Prokurorisë.

Punonjësit e pezulluar
Erjona Pemaj
Klajdi Dervishi
Genc Tufi
Elsa Sherja
Briseida Baraj
Anisa Caka

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:39
FOTO ky është hoteli në ‘Myslym Shyri’ që u tjetërsua nga 2 vëllezërit, u kallëzuan nga nëna

1656499038_2M2A5875scaled.jpg

Report Tv mëson se hoteli i cili është tjetërsuar nga vëllezërit Turtulli është hotel ‘Europa’.

Ora 12:13
Detaje/ Tjetërsuan godinën në qendër të Tiranës dhe e legalizuan si hotel, gjithçka u 'kurdis' nga 2 vëllezërit! Kallëzimi nga mamaja

1656497667_prokuroriatirane.jpg

Detaje të reja nga pezullimi i 7 zyrtarëve të Kadastrës së Tiranës për shpërdorim detyre. Kallëzimi nga nëna, vëllezërit Turtulli deklaruan si ndërtim pa leje godinën që ndërtoi babai i tyre. Hoteli u ndërtua në 1995 nga Beqir Turtulli, 2 djemtë deklaruan se e ndërtuan në 1998. 

“Procesi i deklarimit fillon me deklarimin e djemve të saj, Elvis dhe Endri Turturlli në zyrën e ALUIZNI-t. Ky objekt është pa leje, gjë që nuk është e vërtetë, pasi në vitin 1995 ky objekt ka qenë I pajisur me certifikatë pronësie nga hipoteka në emër të ish bashkëshortit Beqir Turtulli. Dy djemtë e saj kanë deklaruar që është ndërtuar në 1998, kur mosha e tyre ka qenë njëri 18 dhe 16 vjeç”, thuhet në dosje.

Ora 12:03
Dalin emrat/ Ja kush janë zyrtarët e Kadastrës të pezulluar nga detyra

Report Tv siguron emrat e zyrtyarevë të Kadastrës që janë pezulluar. 

Erjona Pemaj
Klajdi Dervishi
Genc Tufi
Elsa Sherja
Briseida Baraj
Anisa Caka
...
Elvis Turtulli
Endri Turtulli