Detaje tronditëse nga vrasja e 20 vjeçares në Greqi, Karolina ia pa fytyrën vrasësit!

Detaje tronditëse nga vrasja e 20 vjeçares në Greqi, Karolina ia pa fytyrën vrasësit!

Policia greke ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me vrasjen makabre të 20-vjeçares gjatë një grabitjeje në Glyka Nera të Athinës. Mediat vendase raportojnë se gjatë grabitjes, ku autorët mbyten me duar nënën pranë foshnjës së saj 11 muajshe, njërit prej tyre i ra maska duke bërë që t’i zbulohej fytyra.

Media greke ERT, tregon se bashkëshorti i Karolinës ka rrëfyer në polici se në momentin që autorët janë munduar të neutralizojnë gruan e ndjerë, I ka rënë maska duke I zbuluar fytyrën.

‘Ai person ishte rreth 30 vjeç, me ngjyrë dhe nuk foli fare gjatë grabitjes. I vetmi moment kur foli ishte në momentin që po dilnin nga shtëpia. Folën një gjuhë që nuk e njoh”, ka deklaruar piloti.

Policia dyshon se një ndër shkaqet që çuan në vrasjen e Karolinës nga grabitësit është pikërisht fakti se ajo i pa fytyrën. Grabitësit menduan se vranë edhe bashkëshortin e saj duke u siguruar që nuk i pa njeri që mund të dëshmonte.

Policia, vazhdon përpjekjet për identifikimin e autorevë dhe ka vazhduar të tregojë foto të banditëve të mundshëm për të identifikuar vrasësin e gruas. Kjo do të vazhdojë në ditët në vijim, pasi një numër i madh ka një numër të madh të dyshuarish raportojnë mediat greke.  Policia pret gjithashtu rezultatet nga laboratorët, pasi besojnë me siguri se vrasësi i Karoline la material gjenetik në trup dhe rrobat e gruas, që e mbyti dhe e lidhi në shtrat.

Analistët e EL.AS besojnë se tre grabitësit janë anëtarë të një bande të madhe shqiptarësh dhe romësh, të cilët zhvillojnë vjedhje të organizuara, duke bërë edhe më të vështirë kapjen e tyre.

Ngjarja ka tronditur të gjithë komunitetin për brutalitetin e grabitësve, por edhe faktin se çifti kishte një vajze të vogël, vetëm 11 muajsh, e cila u gjet sipër trupit të nënës së vdekur pasi kishin ikur grabitësit. Ata morën rreth 10 mijë euro në cash nga shtëpia dhe disa bizhuteri

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 15/05/2021 14:25

    Qofsha i gabuar por te ndjeren mund te ket gisht edhe i shoqi

    Përgjigju
  • Berat: 15/05/2021 13:15

    Akoma kta greket Shpitaret shpitaret ska rac tjeter qe ben grabitje

    Përgjigju
  • xXx: 15/05/2021 13:08

    Mos e ka vrare vet ky Jorgua...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot