Detaje të trishta nga vdekja e të riut shqiptar në Itali! Së shpejti do martohej dhe do merrte me vete të fejuarën

Detaje të trishta nga vdekja e të riut shqiptar në Itali! Së shpejti do martohej dhe do merrte me vete të fejuarën

Sami Macukulli

Sami Macukulli, 22-vjecari shqiptar që vdiq për shkak të një aksidenti në punë në Itali, la përgjysmë shumë ëndrra dhe qëllime të parealizuara, për të cilat koha , jeta dhe fati ndoshta u treguan të padrejta.

Mediat italiane shkruajnë se i riu humbi jetën për shkak të një aksidenti në punë pasi ra na një lartësi prej 50 metrash në Franciacorta në Itali.

Mirëpo ajo që e bën më të trishtë faktin e vdekjes së tij, janë detajet që mediat italiane kanë zbuluar rreth jetës së të riut.

Me punën dhe rrogën e re, Macukulli i kishte premtuar partneres se do të martohej me të, dhe të shkonin të jetonin bashkë në Itali. Gjithçka ishte gati, mungonte vetëm akti nga noteri, i cili duhet të ishte përfunduar javën e ardhshme.

Të gjithë ata që e kishin njohur thanë se Smiu ishte një djalë shumë punëtor dhe ambicioz, plot me dëshira dhe qëllime për të ardhmen.

Samiu jetonte në disa apartamente në zonën e Caorles, me babain e tij, Ilirjan Macukulli. Ai kishte 20 vjet në Itali.

Jeta e tij ishte me sakrifica, punë dhe pak miqësi. Samiu filloi të punojë me të atin, te Sim Ponteggi. Ndërkohë, e ëma dhe e fejuara e tij jetonin në Shqipëri, në zonën e Dibrës.

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vajza e Majlinda Bregut bën publike lidhjen e dashurisë, kush ja ka 'marrë zemrën' Kejdës

Vajza e Majlinda Bregut bën publike lidhjen e dashurisë, kush ja ka 'marrë zemrën' Kejdës