DETAJET e operacionit që shkatërroi bandën kriminale në Greqi, roli i 6 shqiptarëve në trafikun e 1.2 ton kokaine

TIRANË - Pas më shumë se gjashtë muaj hetime, në bashkëpunimin e autoriteteve greke, spanjolle e shqiptare me DEA-n amerikane, u shkatërrua dje në Astakos të Greqisë një prej grupeve të organizuara të trafikut ndërkombëtar të kokainës duke vënë në pranga 8 persona, pjesë e rëndësishme e të cilit 6 ishin shqiptarë me role kryesore në funksionimin e bandës. Në një njoftim të parë për operacionin nga Policia shqiptare e Shtetit, thotë se aksioni është në vijim, dhe se autoritetet shqiptare po punojnë për identifikimin e personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.  Roli i Policisë shqiptare në këtë operacion ka qenë vendimatar në identifikimin e sqiptarëve, pjesë të organizatës kriminale, si dhe të funksioneve e roleve të tyre në grup.

Në operacionin e djeshëm u sekuestruan 1.2 ton kokainë në portin grek perëndimor të Astakos në prefekturën Aitoloakarnania. Zëdhënësi i policisë greke, Theodoros Chronopoulos tha se janë arrestuar 8 anëtarë të dyshuar të bandës ndërkombëtare të trafikut të drogës. Sipas tij, drejtuesit e grupit kriminal, ishin dy rezident të përhershëm në Spanjë (me shtetësi arabe), me disa qytetarë të Shqipërisë në varësi të tyre. Policia ishte në kërkim të nëntë anëtarëve të dyshuar, ende jo nën arrest. Trafikantët po transportonin një sasi të konsiderueshme kokaine nga Karaibet, me destinacion vendet e Evropës dhe Afrikën, veriperëndimore. Sipas zëdhënësit të policisë greke, Theodoros Chronopoulos, droga ishte paketuar në 1.040 qese najloni, gati për t'u shpërndarë ndërmjetëse të rrjetit të trafikut.

Droga ishte fshehur në një kompleks dhomash plazhi të marrë me qira në fshatin Astakos pranë qytetit të Agrinjos, pranë Patras. Në katër kontrolle të shtëpive në zonën e Athinës, policia gjeti një sasi të vogël kokaine dhe kanabisi, një armë automatike, AK-47 dhe tre pistoleta. Policia sekuestroi gjithashtu mbi 233,000 euro (257,000 dollarë) dhe bllokoi pesë automjete. Dy nga personat e arrestuar, u kapën duke ruajtur shtëpinë në Astakos, ku do të dorëzohej droga, ndërsa tre të dyshuar të tjerë, kishin marrë me qira një furgon, për të transportuar kokainën e paketuar. Policia shtoi se vlera e drogës nëse do të hidhej në treg, do të arrinte në mbi 50 milionë euro (55 milionë dollarë).

Shqiptarët e arrestuar në këtë operacion janë Sandër Pema, Arbër Përdeda, Ergon Tusi, Erlin Zotaj, Lek Doda dhe Maksim Preçi. Sipas mediave greke, Sandër Pemaj, dyshohet se ishte personi përgjegjës për të gjitha detajet për trafikun e drogës, nga gjetja e jahtit, ekuipazhi dhe koordinimi i transportit. Droga e sekuestruar dyshohet se ishte transportuar me jaht nga Karaibet drejt Greqisë nga karteli, dhe pikërisht kjo ishte edhe detyra më e rëndësishme e Sandër Pemajt.

Sander Pemaj

Njoftimi i plote i policise së Shtetit

Në Astakos të Greqisë u finalizua një tjetër goditje e madhe ndaj grupeve të organizuara që merren me trafikimin ndërkombëtar te drogës. Ky është një nga çeshtjet më të mëdha të trajtuara nga Divizioni i Luftës ndaj Drogës, për goditjen dhe shpërbërjen e një organizate kriminale, që ka transportuar në mënyrë sistematike, sasi të konsiderueshme kokainë nga Karaibet në Evropë dhe Afrikën Veri-Perëndimore.

Gjatë konferencës për shtyp, të mbajtur në Greqi, Drejtori i Sigurisë së Atikës, Petros Jeferis tha: "Ky operacion u parapri nga muaj te tera hulumtimesh sistematike, të cilat zgjatën më shumë se gjashtë muaj, në bashkëpunim me Zyrën e DEA ne Ambasadën Amerikane në Athinë,  autoritetet e Policisë Shqiptare dhe Policisë Spanjolle, ndërsa zhvilluam bashkëpunim ndër-sektorial me SDOE ne Ministrinë e Financave dhe degës se  Prokurorisë për lende narkotike dhe trafikim, si dhe Rojën Bregdetare Greke".

Në këtë operacion Policia e Shtetit shqiptar mori pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë me hetime pro-aktive që u zhvilluan duke dhënë një ndihmesë dhe kontribut në  identifikimin e personave të organizatës, roleve te tyre individuale dhe në mënyrën  e funksionimit të  organizatës kriminale, gjë që na mundësoi të identifikohen dhe konstatohej plotësisht përbërja dhe veprimtaria e saj.

Operacioni është në vijim dhe Policia e Shtetit është duke kryer detyrat e saj në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët që janë përfshirë në këtë operacion për identifikimin e persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë profesionalizmin dhe vendosmërinë për të qenë në krah të partnere strategjikë dhe e barabartë me homologët për të luftuar krimin e organizuar dhe çdo formë të tij.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve